fbpx

INTERVISTË ME GJUN GJUNSOJ: “ACIBADEM SISTINA” ME NJË ROL TË RËNDËSISHËM NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË NË MAQEDONI

20.05.2020

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend në të cilin kryhen tre lloje të testeve për koronavirus, tha në një intervistë për Faktor, z.Gjun Gjunsoj, drejtori kryesor ekzekutiv i spitalit. “Acibadem Sistina” ishte spitali i parë që filloi me testet serologjike për prezencën e antitrupave të virusit, ndërsa të njëjtat po kryhen nëpër botën si pjesë e skriningut masiv të popullatës. Gjunsoj thotë se spitali përpiqet të japë kontribut në shëndetin publik në kushte specifike, por jo të përfitojë. Mbrapa spitalit “Acibadem Sistina” qëndron grupacioni i dytë më i spitaleve në botë (IHH), ndërsa spitali në vend është i akredituar sipas standardeve më të larta botërore, disa nga faktet kryesore në të cilat Gjunsoj bazon besimin e pacientëve. Ai është i qetë dhe i çliruar nga tensioni i sfidave që nuk janë shëndetësore. Ai thotë se spitali funksionoi mirë edhe në pandemi, me kapacitet të plotë dhe me protokolle për siguri që e ndajnë atë nga spitalet në vend dhe në rajon. Ai zbuloi se 19 përqind e pacientëve të testuar për antitrupa ishin pozitive, duke treguar nevojën për testim masiv të popullatës, proces që po zhvillohet në shumë vende të botës. Në intervistën, ai flet për investimet e ardhshme, ndërsa në “Acibadem Sistina” do të hapet qendra më e madhe pediatrike në rajon.

Gjunsoj: Mbrapa Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”qëndrojnë grupacioni i dytë më i madh i spitaleve në botë (IHH) dhe grupacioni më i madh i spitaleve në Evropën Juglindore, “Acibadem”, dhe të gjitha hapat që ndërmerren nga spitali ynë janë në përputhje me vendimet dhe masat mbrojtëse të ndërmarra nga gjigandi shëndetësor “Acibadem”. Atë që mund ta them është se ne si “Acibadem Sistina ” fjalë për fjalë kemi takuar virusin dhe spitali ynë ka ndërmarrë masat e sigurisë dhe mbrojtjes së pacientëve, të punësuarve dhe vizitorëve akoma para rastit të parë të diagnostikuar të koronavirusit në vend. Në drejtim të parandalimit, mbrojtës dhe sigurisë së pacientëve gjatë vizitës së spitalit zbatohet një protokoll të veçantë për lëvizje.  Të gjithë personat që hyjnë janë detyruar ta kalojnë kontrollin që përfshin matjen e temperaturës së trupit dhe mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse, vizitat në spital janë të kufizuara në një vizitor në një kohë të caktuar, me qëllim respektimin e distancës së rekomanduar sociale. Çdo pacient para hospitalizimit në ndonjë departament në “Acibadem Sistina” domosdoshmërish testohet për prezencën e Covid-19, ashtu që rreziku i përhapjes së infeksionit është minimal. Rastet emergjente që duhet të operohen testohen me testin e ri të shpejtë molekular për të cilin rezultatet merren për më pak se 60 minuta. Si spital në tërësi respektojmë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe do t’u përmbahemi protokolleve dhe rekomandimeve të përcaktuara nga ana e autoriteteve shëndetësore gjatë periudhës së pandemisë. Çdo vend ka një qasje të ndryshme, por unë mendoj se qasjen që Maqedonia zbaton, dhe të cilën zbatojnë pothuajse të gjitha vendet e botës në luftën kundër koronavirusit është e përshtatshme dhe jep rezultate.
AcibademSistina r
Në nivel të grupacionit, dmth. “Acibadem”, si u përballuat me këtë sfidë dhe a mendoni se keni përgjigjur në mënyrë të suksesshme? Cilat ishin çështjet kryesore?
Gjunsoj: Të gjitha spitalet e grupacionit shëndetësor “Acibadem” në tërësi zbatojnë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Mbrojtja dhe siguria e pacientëve dhe punonjësve në spitalet e “Acibadem” është në nivelin maksimal, masat për parandalim dhe mbrojtje nga koronavirusi kemi ngritur në nivelin më të lartë duke ndjekur rekomandimet e  Ministrisë së shëndetësisë së Turqisë.  Sfida më e madhe ndoshta ishte të përgjigjet shumë shpejt ndryshimeve të “diktuara” nga Covid 19, me të cilat dhe me shumë sfida të tjera, “Acibadem” përballet në mënyrë të suksesshme. Të gjitha institucionet shëndetësore “Acibadem” punojnë me kapacitet të plotë ndërsa kujdesi për shëndetin e pacientëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor.
Si ka ndikuar kjo krizë në punën e “Acibadem Sistina” lidhur me organizimin, numrin e pacientëve, treguesit  financiarë dhe strategjinë e rritjes?
Gjunsoj: Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në momentin punon me kapacitet të plotë në të gjitha departamentet. Orari i punës i spitalit është në përputhje me fillimin e orës policore në vend, ndërsa Qendra Emergjente për të rriturit dhe fëmijët punon 24 orë çdo ditë të javës. Që nga fillimi, ne i kemi zbatuar të gjitha masat dhe protokollet e sigurisë për mbrojtje të plotë nga koronavirusi, si për punonjësit ashtu edhe për pacientët dhe vizitorët e spitalit. Dua të theksoj se të gjitha shërbimet dhe ndërhyrjet që kryhen në spitalin tonë kryhen nën protokolle të veçanta për siguri nëdersa të gjithë vizitorët janë mbrojtur maksimalisht. Ndikimi i koronavirusit në organizimin e punës së spitalit është i pashmangshëm dhe me këtë nënkuptohet edhe zbatimi i protokolleve të veçanta për lëvizje, testim të detyrueshëm të çdo pacienti para hospializimit. Lidhur me ndërhyrjet kirurgjikale, me prioritet ishin rastet emergjente. Për fat të keq, kriza e koronës në shëndetësinë ndikoi edhe mbi strategjinë e zgjerimit të kapaciteteve të spitalit tonë dhe për shkak të Covid-19 dhe sigurisë së pacientëve tanë ne ishim të detyruar ta prolongojmë hapjen e qendrës së re pediatrike.
AcibademSistina r
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në Maqedoni ishte në qendër të vëmendjes me testet për Covid -19. Në spitalin kryhen tre llojet e testeve (serologjike, molekulare dhe molekulare të shpejta). Për çfarë lloj të testeve bëhet fjalë? Me çfarë cilësie janë dhe si garantoni ju për ato?
Gjunsoj: Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend me laboratorin e tij në të cilin kryhen tre llojet e testeve për Covid-19 – testi serologjik Covid-19 IgG / IgM rapid test, për të cilin rezultatet merren për 15 minuta, testi molekular PCR – SARS-CoV-2, për të cilin rezultatet merren për  6 orë, dhe testi më i ri, testi i shpejtë molekular PRC për prezencën e koronavirusit, për të cilin rezultatet merren për 60 minuta. Bëhet fjalë për një test PCR urgjent molekular, që përdoret për diagnostikim të shpejtë tek rastet emergjente dhe pacientët në spital. Sistem i patentuar dhe standard i arit i dëshmuar. Bëhet fjalë për një sistem të mbyllur që automatizon dhe integron përgatitjen e mostrës, amplifikimin e acideve nukleike dhe zbulimin e sekuencës së synuar në mostrën ose kompleksin e mostrave duke përdorur reaksionin e zinxhirit të polimerazës në kohë reale (PCR). Në diagnostikimin molekular në SKAS, kryhet edhe testi i rregullt RT-PCR për detektimin e koronës SARS CoV-2 me përpunim gjatë të njëjtës ditë deri në orën 20:00. Metodologjia dhe senzitiviteti për të dy llojet e testeve molekulare janë identike. Bëhet fjalë për dy procese molekulare PCR (në sistem të hapur ose të mbyllur) që na lejojnë të detektojmë një target specifik në një kohë reale – gjeni i targetuar i virusit SARS-CoV-2. Rapid testi serologjik Covid-19 IgG / IgM kryhet me një mostër gjaku për detektim të antitrupave IgG / IgM si rezultat i kontaktit të mëparshëm me virusin SARS-Cov-2. Testet janë blerë nga ana e kompanisë “Sistina Farmacija” përmes një kompanie holandeze me të cilën kanë një kontratë për bashkëpunim ekskluziv, ndërsa kompania është distributori ekskluziv i testeve Biozek të prodhuara nga Inzek International Trading B.V, një kompani gjithashtu nga Holanda. Ky Ky furnizim i spitalit, që është  i rregulluar dhe i konfirmuar sipas ligjit, bazohet në informacionet tona se këto teste për prodhim dhe përdorim janë aprovuar nga ana e Ministrisë së shëndetësisë së Holandës, ndërsa SK “Acibadem Sistina” mori një konfirmim të drejtpërdrejtë se për këtë markë të testeve ka konfirmim për përdorim profesional dhe përdoret në mënyrë aktive në BE, Britaninë e Madhe, Rusinë, Amerikën dhe në vendet e tjera që konsiderohen për vende me rregullativa tejet kufizuese dhe të kujdesshme në sistemin shëndetësor. Në Britaninë e Madhe 250. 000 teste Biozek janë furnizuar dhe në përdorim, ndërsa më shumë se 5 milionë teste të kësaj marke janë distribuuar dhe përdoren në shumë vende të botës. Kjo markë e testeve në CIBG (Ministria e Shëndetësisë së Holandës) është e regjistruar me numrin 000010557911, nën emrin Inzek international trading, ndërsa në vendin tonë në Agjencinë e barnave dhe mjeteve mjekësore (MALMED) kjo markë e testeve është e aprovuar dhe ka marrë një vendim për regjistrim në regjistrin e mjeteve mjekësore me numrin 14-3559.

Sa është përfitimi keni nga ato teste?

Gjunsoj: Qëllimi i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” zbatimi i testimit për detektimin e Covid-19 për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për të cilin ne kemi përgjegjësi dhe detyrim si institucion shëndetësor dhe këtu nuk ka hapësirë për ndonjë interes të biznesit. Prandaj, dua të theksoj se në “Acibadem Sistina” si një institucion serioz shëndetësor, kryhen ndërhyrje operative që kushtojnë dhjetë herë më shumë sesa vlera totale e të gjitha testeve së bashku. Ju them këtë si një shembull për një pasqyrë më të mirë dhe edhe një herë theksoj se qëllimi nuk është fitimi, por kontributi sa më shpejt dhe në mënyrë të suksesshme të përballemi me koronavirusin. “Acibadem Sistina” në luftën me Covid-19 kontribuoi me disa donacione të pajisjeve, si dhe me ofrimin e hoteleve “Ibis Styles” dhe “Ibis Skopje City Center” të partnerit tonë “Orka Holding” si qendra për izolim, në të cilat deri më tani janë realizuar rreth 8,000 akomodime ndërsa ambientet e tyre ende janë mbushur.

 

 

AcibademSistina r
Sa i madh ishte interesi, sa teste janë kryer deri më tani?
Gjunsoj: Interesi për të testuar është i madh me të vërtetë, veçanërisht për testin e ri të shpejtë molekular, për të cilit rezultatet merren për 60 minuta, ndërsa në mënyrë paralele çdo ditë kryhen testime me testin standard molekular PCR dhe testet serologjike. Deri më tani, janë kryer mbi 4.500 testime. Pacientët i besojnë markës sonë dhe e dinë se këtu marrin shërbimin më profesional në çdo mënyrë.
Çfarë rezultate keni marrë, sa prej tyre ishin pozitive për antitrupat dhe çfarë provohet me këtë?
Gjunsoj: Rezultatet e testeve serologjike të kryera në “Acibadem Sistina” deri më tani tregojnë se 19% e personave të testuar kanë antitrupat e virusit. Me këtë përqindje konfirmohet nevoja për testim masiv të popullatës, sepse shumica e personave të testuar që janë pozitivë janë pa simptoma dhe në fakt janë transmetues më të rrezikshëm të koronavirusit. Testet serologjike kanë rëndësi të madhe në vlerësimin e statusit imunologjik të popullatës.
A keni bashkëpunim me institucionet kompetente në vend, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe cili është pozicioni i tyre në lidhje me testet që i kryeni në spitalin tuaj?
Gjunsoj: Që nga dita e parë e shpalljes së epidemisë dhe pandemisë së SARS CoV 2,  Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i ndjek dhe zbaton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Së bashku me kompaninë “Orka Holding”, ne ishim të parët që i kemi dhënë hotelet për karantinat shtetërore ku persona mjekësorë nga spitali “Acibadem Sistina për 24 orë u kujdesën për njerëzit në izolim. Akoma në fillim i kemi dhënë në dispozicion kapacitetet tona të lira dhe respiratorët me qëllim që të përforcojmë kapacitetin e akomodimit të pacientëve me Covid-19. Ne gjithashtu ofruam 5 spitale mobile të pajisura tërësisht me kapacitet prej 70 shtretërish. Zbatojmë të gjitha masat dhe protokollet e sigurisë për mbrojtje të plotë nga koronavirusit, si për stafin, ashtu edhe për pacientët dhe vizitorët e spitalit. Lidhur me zbatimin e testeve dua të theksoj gjithashtu se laboratori në të cilin kryhen testet funksionon sipas standardeve të njohura botërore dhe me verifikim të Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë me çka plotësojmë të gjitha kriteret për siguri dhe cilësi për përpunimin e tyre.
AcibademSistina r
Shumë vende kanë filluar me skrining masiv të popullatës me këto teste, ndërsa edhe këtu autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë për testim masiv për të parë se sa qytetarë ishin prekur nga virusi. Pse është e rëndësishme kjo? A do të kyçeni edhe ju?
Gjunsoj: Sipas rekomandimeve të OBSH, shumë vende tashmë po kryejnë testimet masive dhe jemi dëshmitar se edhe vendet në Ballkan tashmë e bëjnë këtë. Sfida më e madhe në parandalimin e përhapjes së epidemisë nga koronavirusi është zbulimi i rasteve asimptomatike. Testimi masiv me testet e shpejta serologjike për t’i detektuar antitrupat që trupi ka krijuar kundër virusit është një mënyrë efektive për të zbuluar këta transmetues të heshtur. Në këtë mënyrë zbulohet numri i vërtetë i pacientëve dhe jepet mundësi për menaxhimin e drejtë me epideminë në periudhën e ardhshëm, dmth.  ngadalë gradualisht duke hequr masat  restriktive.  Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si i vetmi spital në vend që disponon me tre llojet e testeve për koronavirus, ofron mundësinë e testimit masiv dhe jo vetëm në spital. Në dispozicion kemi ekipe të trajnuara mobile  dhe pajisje për testim në çdo vendbanim në vend por me kërkesë të kompanive, institucioneve. Në këtë mënyrë, spitali kontribuon në parandalimin e përhapjes së virusit sepse  është në dipozicion për testim të çdo personit të interesuar.
Si e keni organizuar klinikën gjatë periudhës së pandemisë?
Gjunsoj: Sinqerisht, kjo situatë që ishte një sfidë për të gjitha sistemet shëndetësore në botë, ka ndryshuar mënyrën e jetës, dhe natyrisht mënyrën e funksionimit të kompanive, sidomos institucioneve shëndetësore. Pandemia me Covid -19 ndryshoi tërësisht punën e spitalit dhe rriti nivelin e kujdesshmërisë në nivelin më të lartë. Vetëm për disa ditë ne kemi përgatitur protokolle dhe procedura të reja për pune. Kufizuam lëvizjen nëpër spital dhe mbrojtje të veçantë. Gjithashtu krijuam shtabin e krizës që kishte takime të jashtëzakonshme çdo ditë.  Menaxhmenti tërësisht u fokusua dhe çdo ditë analizonte se si t’i përgjigjemi secilës sfidë. Reaguam shpejt dhe menjëherë ndryshuam planin tonë për punë me të cilin maksimalisht kemi mbrojtur punonjësit dhe pacientët. Ndryshimet u organizuan sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është i akredituar sipas standardeve JCI që garantojnë siguri për pacientët dhe stafin në çfarëdo kushte. Çdonjëri mund të bindet se kemi pajisjen e nevojshme mbrojtëse dhe kushtet e shkëlqyeshme për punë.
Keni organizuar departamentin e kardiokirurgjisë për fëmijë dhe keni thënë se synoni të bëhet një qendër referente në Ballkan. Operacionet që u kryen gjatë pandemisë, thoni se spitalin e bëjnë të veçantë. Cilat janë planet e ardhshme, sa ndërhyrje të tilla mund të kryhen gjatë vitit?
Gjunsoj: Për disa muaj të funksionimit, Kardiokirurgjia pediatrike shënon rezultate të shkëlqyera. Këtë departament zhvillojmë me përvojën e “Acibadem” nga Stambolli në mënyrë të kujdesshme. Me sukses kemi realizuar ndërhyrje shumë të rënda tek të porsalindurit dhe fëmijët. Jemi krenarë se për një kohë shumë të shkurtër u bëmë një qendër referente në Ballkan. Por ky është vetëm fillimi, së shpejti, për disa javë departamenti do të marrë hapësirën e re, një kapacitet të madh, kardiokirurgji moderne për fëmijë që deri tani nuk është parë në Ballkan. Kujdesi i parë intensiv që do të mbulojë kardio pacientët e kirurgjisë së fëmijëve dhe pediatrisë. Pesë shtretër për kujdes intensiv (dy dhoma për kujdes intensiv në izolim me tension negativ dhe dy apartamente). Planifikohet këtu të kryhen të gjitha ndërhyrjet e këtij lloji nga të gjitha vendet përreth.  Vlerësohet se do të kemi rreth 100 fëmijë në vit për ndërhyrjet kirugjikale në zemër. Mjekët nga Turqia japin kontributin e rëndësishëm duke përcjellë përvojën e tyre. Së bashku me Dr. Vlladimir Çadikovski ata krijuan konceptin për një departament të lartë të kardiokirurgjisë pediatrike. Ndërhyrjet që kryhen janë mbuluar nga Fondi i sigurimit Shtetëror shëndetësor. Gjatë kushteve të pandemisë, kemi funksionuar me kapacitet të plotë, dmth. të gjitha ndërhyrjet janë zhvilluar pa ndërprerë.

AcibademSistina r

Keni njoftuar për investimet në një qendër të re më të madhe pediatrike. A mund të realizohet tani në kushte të këtilla?

Gjunsoj: Spitali Klinik “Acibadem Sistina” për një kohë të gjatë është përkushtuar projektit të madh serioz, bëhet fjalë për qendrën më të re pediatrike që sipas kapacitetit dhe infrastrukturës së saj do të jetë qendra më e madhe në rajon. Lirisht mund të them se së shpejti me funksionim do të fillojë Klinika e re për fëmijë, e cila do të përfshijë patologjinë tek të porsalindurit dhe fëmijët në tërësi. Krijuam një ekip me mjekë profesionistë, mjekë të dëshmuar në fushën e tyre. Në këtë qendër do të punojnë rreth 30 mjekë të cilët do të ofrojnë të gjitha shërbimet shëndetësore për më të rinjtë. Hapësira që tashmë është në fazën përfundimtare është bërë sipas të gjitha standardeve botërore dhe e kemi pajisur me pajisjet më moderne, por atë që dua të theksoj është se kjo qendër është krijuar të jetë unike prandaj fëmijët nuk do të ndihen të frikësuar gjatë vizitës së mjekut. Bëhet fjalë për një strategji dhe qasje të veçantë ndaj fëmijëve. Bëhet kujdes për të gjitha detajet ndërsa qasja e mjekëve është më e rëndësishme. Thashë se këtu do të ketë gjithçka, në kuptimin e vërtetë të fjalës, një poliklinikë, spital ditor, repart, qendër emergjente, kujdes intensiv. Për sëmundjet specifike, Departamenti disponon me një ekip të subspecialistëve mjekë pediatër në kardiologji, reumatologji, hematologji, pulmoalergologji, neurologji, gastroenterologji dhe nefrologji

Cilat janë planet tuaja për periudhën e ardhshme? A e keni ndryshuar strategjinë e rritjes dhe cilat janë planet për punë në realitetin e ri? A e pritni valën e dytë të virusit?

Gjunsoj: Në të vërtetë kemi plane serioze për rritje. Qytetarët dhe pacientët tanë janë të vetëdijshëm se funksionojmë në kushte të jashtëzakonshme në të cilat pasiguria është karakteristika kryesore. Për kompanitë, pasiguria është armiku më i madh, veçanërisht kur bëhet fjalë për planifikim. Sidoqoftë, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u përshtat në mënyrë të sukseshme me realitetin e ri dhe shpresojmë që do të tejkalojmë së shpejti këtë situatë.. Ne kemi hyrë në një cikël serioz të investimeve për të cilin kam folur. Ne nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ketë ndryshime serioze nga planet fillestare. Mendoj se gjatë vitit të ardhshëm do të testohet vaksina për tëmposhtur sëmundjen. Mbetemi të përkushtuar shëndetit të qytetarëve dhe mund të them pres rritjen e numrit të pacientëve sepse vazhdimisht po investojmë në pajisje të reja, teknologji moderne dhe metodën multidisiplinare të trajtimit. Këtë vit, spitali klinik shënon dhjetëvjetorin e ekzistencën, një periudhë në të cilën kemi dëshmuar se jemi insititucioni shëndetësor në vendin e parë në vend dhe në rajon. Kjo krijon përgjegjësinë e madhe se duhet ta mbajmë primatin dhe të dëshmojmë veten në një nivel më të lartë në përputhje me zhvillimin e shpejtë të mjekësisë.

Burimi: Faktor