fbpx

Intervenimi i parë i ndryshimit të seksit i kryer në spitalin klinik “Acibadem Sistina”

03.06.2017

Për herë të parë në vend është kryer intervenimi kirurgjik i ndryshimit të seksit. Tek një mashkull 33 vjeçar nga Maqedonia, ekipi i mjekëve të lartë i udhëhequr nga Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq, pas një operacioni i cili ka zgjatur 5 orë, ka ndryshur gjininë e tij duke e shndërruar atë në femër. Intervenimi kirurgjik është ndjekur drejtpërdrejtë nga pjesëmarresit e simpoziumit të parë të kirurgjisë urogjenitale, organizuar nga spitali klinik “Acibadem Sistina’’ dhe Qendra e kirurgjisë rindërtuese urogjenitale, nga Beogradi.

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është kryer intervenimi i parë kirurgjik i ndryshimit të seksit tek një mashkull 33 vjeçar. Intervenimi është kryer nga një ekip i lartë mjekësh urologë në kirurgjinë rindërtuese gjenitale të udhëhequr nga Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq. Gjatë një operacioni i cili ka zgjatur 5 orë, gjinia e pacientit është shndërruar në femër.

 “Përgatitjet për kryerjen e këtij intervenimi kanë zgjatur më shumë se një vit, ku pacienti duhej të kalonte përgatitjen psikologjike dhe terapinë hormonale. Pas përfundimit të procesit të përgatitjes, pacientit i është bërë ndryshimi i seksit. Ndërhyrja ka përfunduar me sukses, pacienti është duke u shëruar nga intervenimi kirurgjik. Në spital do të qëndroj gjatë dy javëve të ardhshme, një periudhe kjo e cila është e nevojshme për shërimin e tij të plotë” – u shpreh Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq.

Intervenimi kirurgjik është ndjekur drejtpërdrejtë nga pjesëmarrësit e simpoziumit të parë të kirurgjisë urogjenitale, organizuar nga spitali klinik “Acibadem Sistina’’ dhe Qendra e kirurgjisë rindërtuese urogjenitale, nga Beogradi.

“Në simpoziumin e kirurgjise rindërtuese urogjenitale u prezantuan arritjet e fundit në këtë fushë të mjekësisë, ndërsa pjesëmarrësit kishin mundësi të ndjekin drejtpërdrejtë intervnimin kirurgjik më bashkëkohorë të kryer nga Dr. Daniela Andriq (Londër), Dr. Sean Elliott (SHBA), Dr. Andre Cavalcanti (Brazil), Dr. Ates Kadioglu (Turqi), Francisko Martinis (Portugali) dhe Mirosllav Gjorgjeviq (Serbi)” – u shpreh Prof. Dr. Ljupço Lekovski, drejtor mjekësor në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Nga data 1-3 qershor 2017 në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është mbajtur simpoziumi i parë i kirurgjisë rindërtuese gjenitale në të cilin morën pjesë doktorë nga i gjithë rajoni. Në simpoziumin i cili ishte i pari i këtij lloji në vend, ligjërues (lektorë) ishin 6 mjekët më të njohur në fushën e rindërtimit urogjenital në mbarë botën.