fbpx

Infermierja Rusmir: Në departamentin e pediatrisë funksionojmë me një frymë

10.01.2019

Ky është një profesion në të cilin vihen në dukje cilësitë dhe aftësitë individuale si dhe karakteri juaj. Fëmijët janë ata të cilët e ndjenë më tepër këtë gjë dhe shpesh më dhurojnë ndonjë vizatim, më këndojnë ndonjë këngë, më dhurojnë buzëqeshje apo përqafim me puthje  si shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi.  Nuk ka dhuratë më të bukur në botë kur e gjithë kjo vjen nga një zemër e vogël fëmijorore, tregon me emocion infermierja Jasmina Rusmir nga departamenti pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Ajo është një nga infermieret me më shumë vlerësime pozitive nga pacientët. Ajo thotë se në vendin e saj të punës ndihet e plotësuar dhe e lumtur. Puna në këtë spital klinik, mundësia për të nxjerrë në pah dhe për të treguar profesionalizmin ajo e konsideron si avantazh. Përveç kësaj, ajo punon me fëmijë të cilët, siç thotë ajo, janë kategoria e pacientëve më të paparashikuar dhe më të vështirë.

“Secili prej tyre ka karakteristikat e veta dhe kërkon vëmendje. Pikërisht me ta del në pah humanizmi, durimi dhe angazhimi im i plotë vetëm ndaj tyre. Kontakti i parë me ta është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Buzëqeshja dhe mikpritja janë arma më e fuqishme. Është shumë e vështirë për të fituar besimin e prindit, fëmija i të cilit është i sëmurë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, punonjësit e pediatrisë, me profesionalizmin tonë dhe vëmendje të pakushtëzuar, mirëkuptim dhe dashuri. Natyrisht, kënaqësia e prindërit është e pashmangshme. Dashuria për fëmijët ka qenë  vendimtare në marrjen e vendimit tim përt të punuar në departamentin e pediatrisë”, thotë infermierja Rusmir.

Çdo ditë, në apo përkrah klinikës ambulatore të pediatrisë kalojnë një numër i madh pacientësh. Infermierja Rusmir thotë se detyrimet diktojnë një organizim të mirë. Të gjithë i njohin detyrimet e tyre, por ka asistencë reciproke kur është e nevojshme. Pikërisht  ekipi i cili vepron me një frymë është ajo që infermierja Rusmir  e nxjerr në pah  si avantazh, si një energji pozitivePrandaj ajo thotë se ka një ambient të mrekullueshëm në departamentin e pediatrisë.

“Vizioni në ‘Acibadem Sistina’ është i qartë, pacienti është në fokusin e vëmendjes dhe gjithçka që bëhet ka për qëllim ofrimin e shërbimit më të mirë dhe më cilësorë për pacientët. Kënaqësia më e madhe është atëherë kur  pacienti ose prindi ndjen siguri  dhe se ekziston dikush që kujdeset për shëndetin e tij, e gjithë kjo të jep dëshirën për të vazhduar me përmirësimin dhe të japësh maksimumin nga vetja”, thotë Rusmir.

Rastësisht “e para” apo “më e mira” ndër të barabartëve

Në punë drejtohet nga misioni për të ndihmuar. Ajo thotë se ky është thelbi i profesionit. Prandaj, infermierja Rusmir pohon se në asnjë moment nuk dëshiron që dikush të ndihet i vetmuar dhe të jetë i shqetësuar për shëndetin e tij. Sipas saj, profesionalizmi, përkushtimi, shpejtësia, përgjegjësia, komunikimi me ekipin, përmirësimi i vazhdueshëm profesional janë karakteristikat kryesore që duhet të posedojnë çdo infermiere. Kushtet e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” i kanë plotësuar pritjet e saja që fillim.

“Isha e kënaqur me organizimin e punës, kushtet e punës, gjë që më bëri të lumtur dhe të kënaqur në zgjedhjen time për të qenë pjesë e këtij ekipi. Puna në këtë institucion shëndetësor, që padyshim është  lider në rajon, është një sfidë e madhe, por gjithashtu një përgjegjësi për çdo punonjës. Ju duhet të posedoni njohuri, ekspertizë, cilësi, energji pozitive dhe përkushtim të madh jo vetëm në punë, por edhe në qëndrimin ndaj pacientëve. Si  punonjëse në Spitalin klinik  ‘Acibadem Sistina’ unë jam krenare dhe e kënaqur nga mundësia për të mësuar çdo ditë më shumë dhe për të përmirësuar gjendjen profesionale, që janë një motivim plus për ta dashur punën time. Më besonë, çdokush do të dëshironte të punonte në një spital të tillë “, thotë infermierja Rusmir.

Ajo është infermieria e cila ka më tepër lavdërime nga pacientët e departamentit të pediatrisë. Në mënyrë modeste, ajo thotë se është rastësisht “e para” apo “më e mira” ndër të barabartëve.

“Është mirë të bësh punën që dëshiron, që të bën të lumtur, dhe që të përmbush. Në këtë mënyrë  padyshim dhe në mëyrë altruiste jepni një pjesë të vetes. Kështu  jam edhe jashtë mjedisit të punës, e drejtpërdrejtë, pozitive dhe gjithmonë e qeshur. I pranoj me dashuri dhe respekt kolegët dhe pacientët. Vlerësimet e mëdha të shprehura me fjalë ose të shkruara në listën e anketave ka një domethënie të madhe, janë pasqyrë e ekspertizës, profesionalizmit dhe plotësimit tim. Më besoni, e shijoj suksesin tim dhe gëzohem. Janë motivimi im për një punë të suksesshme “, thotë infermierja Rusmir.