Acibadem Sistina

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Administrator i Departamentit të Riprodhimit të Asistuar / IVF-së

Released on: 25.06.2026
Status: Active

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
 
Administrator/e në Departamentin e Riprodhimit Human / IVF
 
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
  • Organizimi, koordinimi dhe caktimi i termineve për pacientët
  • Komunikim i përditshëm me pacientët, personalisht, nëpërmjet telefonit dhe postës elektronike
  • Pranimi, evidentimi dhe përditësimi i dokumentacionit mjekësor dhe administrativ
  • Mbajtja e evidencave që lidhen me procedurat laboratorike dhe trajtimet
  • Përgatitja, përpunimi dhe arkivimi i dokumenteve në përputhje me rregulloret ligjore dhe procedurat e brendshme të spitalit
  • Koordinimi ndërmjet pacientëve, mjekëve, embriologëve dhe personelit tjetër mjekësor të departamentit
  • Ndjekja e rrjedhës administrative të procedurave të riprodhimit të asistuar
  • Përgatitja e raporteve, tabelave dhe dokumentacionit tjetër administrativ
  • Kujdesi për saktësinë, afatet kohore dhe konfidencialitetin e të dhënave
  • Aktivitete të tjera specifike të departamentit.

 

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Arsim i mesëm ose i lartë i përfunduar (përparësi do të kenë kandidatët nga fusha e shkencave shëndetësore, administratës, menaxhimit ose fushave të ngjashme)
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office (Word, Excel, Outlook)
  • Përvoja e mëparshme në këtë fushë do të konsiderohet përparësi
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (në të folur, lexim dhe shkrim)

 

PROFILI PERSONAL

  • Qasje profesionale ndaj punës, përgjegjësi dhe disiplinë
  • Respektim i rregullave dhe kodit të punës
  • Kujdes dhe saktësi gjatë kryerjes së detyrave të punës
  • Aftësi për punë individuale dhe në ekip
  • Aftësi për të marrë iniciativa dhe motivim për edukim të vazhdueshëm / avancim të njohurive
  • Aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve
  • Etikë e lartë profesionale

 

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pune.  Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni  në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
  • Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistë.
  •   

  

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.