Spitali Klinik “Acibadem Sistina” po zgjeron ekipin e tij dhe ka nevojë për:
ESTETIST
Detyrat e punës:
- Kryerja e trajtimeve estetike dhe kozmetologjike
- Analizimi i gjendjes së lëkurës dhe rekomandimi i trajtimeve të përshtatshme
- Asistimi dhe puna në fushën e dermatologjisë estetike në përputhje me protokollet profesionale
- Këshillimi i klientëve për kujdesin në shtëpi dhe produktet kozmetike
- Mirëmbajtja e standardeve të larta të higjienës dhe cilësisë së shërbimit
- Puna me sisteme lazerike për heqjen e qimeve
- Asistimi gjatë ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve ambulatore
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Arsim i përfunduar në fushën e kozmetologjisë, estetikës ose një fushe të ngjashme
- Përvojë e mëparshme pune në dermatologji estetike dhe kozmetologji
- Përvoja e mëparshme në punën me lazer do të konsiderohet përparësi
- Njohuri dhe përvojë praktike me trajtime për fytyrën dhe trupin
- Njohuri mbi kozmetikën profesionale dhe protokollet për kujdesin e lëkurës
- Përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj klientëve
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në ekip
- Njohuri të gjuhës angleze
- Njohuri në përdorimin e kompjuterit
- Mirësjellje, fleksibilitet dhe besueshmëri
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pune. Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
- Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistë.