Acibadem Sistina

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Teknik i laboratorit

Released on: 04.06.2026
Status: Active

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për një teknik laboratori me përvojë dhe të motivuar.
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
  • Kryerja e venepunksionit dhe marrja e mostrave biologjike (gjakut) nga pacientët sipas procedurave dhe standardeve të përcaktuara.
  • Identifikimi i saktë i pacientëve dhe etiketimi korrekt i të gjitha mostrave.
  • Pranimi, regjistrimi dhe përgatitja e materialeve biologjike për përpunim të mëtejshëm laboratorik.
  • Zbatimi i përpunimit para-analitik të mostrave sipas protokolleve në fuqi.
  • Kontrolli i cilësisë, integritetit dhe përshtatshmërisë së të gjitha mostrave të pranuara.
  • Puna me sistemin informatik laboratorik dhe mbajtja e rregullt e dokumentacionit mjekësor.
  • Mbështetja e procesit analitik përmes përgatitjes së duhur të materialeve.
  • Respektimi i të gjitha standardeve të cilësisë, sigurisë, higjienës dhe konfidencialitetit.

 

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm mjekësor – teknik laboratori
  • Të ketë të dhënë provimin profesional
  • Përvoja në venepunksion dhe puna me pacientë do të konsiderohen përparësi e rëndësishme
  • Njohuri mbi procedurat laboratorike para-analitike
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterëve dhe sistemeve laboratorike të informacionit
  • Përgjegjësi, saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi të zhvilluara komunikimi dhe aftësi për punë në ekip
  • Nivel i lartë i etikës profesionale dhe konfidencialitetit

 

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pune.  Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni  në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
  •   

  

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.