Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
HIGJIENISTË
Përgjegjësitë kryesore të higjienistit janë mirëmbajtja e një niveli të lartë të higjienës në ambulanca, dhomat e pacientëve, dhomat e mjekëve, si dhe dhomat ndihmëse, duke respektuar rregullat për selektimin e duhur të mbetjeve mjekësore si dhe rregullat për siguri dhe shëndet në punë.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
- Përvoja e punës si higjienist do të konsiderohet përparësi
- Përkushtim ndaj punës
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese
- Nivel i lartë i besueshmërisë dhe etikës
- Fleksibilitet në lidhje me detyrat dhe orarin e punës
KUSHTET DHE PËRFITIMET E PUNËS
- Pagë konkurruese në varësi të përvojës së kandidatit
- Transport i organizuar
- Vakt i siguruar
- Regres për pushim vjetor (K-15)
- Mjedis pune sipas standardeve më të larta evropiane për siguri dhe shëndet në punë
- Trajnime të vazhdueshme
- Atmosferë e këndshme pune
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
- Njoftimi është i hapur për pesë ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
- Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit
- Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë