Historia e Vasilijit dhe sfidat me të cilat përballen foshnjat e lindura para kohe
“Një fëmijë i lindur para kohe….Jo, jo kurrë nuk mund të jeni të përgatitur për këtë sfidë. E prisni ditën më të lumtur e cila për një sekondë shendohet në ditën më të frikshme kur beba është këmbëngulëse për të ardhur në botë, ndërsa ti nuk je e gatshme për këtë, je e frikësuar, e emocionuar, të vijnë mendime të ndryshme dhe pyetje të panumërta, a do të lindet e gjallë dhe e shendosh, a do të mbijetojë në këtë botë të re!? Lumturi, gëzim, trishtim, dhimbje, frikë, lotë , shumë ndjenja të përziera. Të njëjtën ditë kur e kam lindur ai ma dha rolin e re, jam bërë nënë, ndjeva ndjenjat që deri në atë moment për mua ishin të panjohura, të njëjtën ditë filluan sfidat më të mëdha për luftëtarin e vogël dhe për gjithë familjen. Vasiliji u lind më 25.03.2021 në javën e 28-të të shtatzënisë me peshë nga 1.320 gramë dhe gjatësi nga 44 cm. Që nga ajo ditë i harroni gjërat tjera se ekzistojnë, dera e Kujdesit intensiv neonatal u bë dera më e preferuar sepse mbas derës të pret një pjesë prej teje, me shpirtin tënd që është e shtrirë në inkubator me aq shumë zorrë dhe kablo. Bile edhe flasterin në dorën e tij të dhemb më shumë se gjithçka. Duke e shikuar atë foshnje aq të vogël plot me dashuri ndjeni lumturi dhe frikë. Ndjehesh e frikësuar për ta parashtruar pyetjen e parë për gjendjen e tij, ke frikë nga çdo përgjigje, nuk e di çfarë pyetje ta parashtrosh, por atij i tregosh “Shpirti im, gjithçka është mirë, vetëm të dish sa i bukur je, do të luftojmë së bashku dhe së shpejti do të përqafohemi, do të shkosh me mamin në shtëpi”. Gjatë ditës së parë do t’i kërkoni informacionet nga mjekët, por do të provoni që ta shmangni këtë takim sepse keni frikë nga përgjigja, por do të merrni frymë thellësisht dhe do të takoheni me mjekun. Për fillim do të përballeni me mushkëritë e pazhvilluara të foshnjës, një luftë të gjatë në të cilën do të luftojmë deri në fund, mami e di se ai do të dal fitues në këtë luftë, gjithmonë të keni një buzëqeshje para tij, duke e parë, duke e prek qelqin e inkubatorit sikur e prekni, duke e inkurajuar për t’u luftuar dhe pastaj do të dilni nga spitali dhe do të qani duke bërtitur, duke mos ndalë….edhe kështu çdo ditë derisa të pranoni këtë. Por kjo nuk është e gjitha, këtu u përballuam edhe me problemet e zemrës së Vasilijit, për të cilat kërkuam një mënyrë për t’i pranuar por jashtë spitalit me qëllim përsëri të hyjmë në Njësinë e Kujdesit intensiv me një energji pozitive dhe shpresë se gjithçka do të jetë në rregull. Në të moment kur kemi pranuar këtë situatë, se tani do të presim të jetë mirë, vjen sfida e re, iu shfaq gjakderdhje në kokë për të cilën nuk e dimë çfarë pasoja do të shkaktojë. Por unë si nënë, edhe pse mendoja se nuk do të gjeja mënyrën për të duruar, mendoja se jam e dobët dhe nuk mund të duroj, megjithatë ia dola, arrita që të pranoj gjithçka dhe kam vendosur që do të luftoj për beben time deri ne fund dhe së bashku do ta kapërcejmë çdo problem dhe se nuk ka asgjë qe mund te na rrëzojë. Falënderojmë heronjtë në mantelet e bardhë, veçanërisht Dr. Kornelija Trajkova dhe Dr. Radica Muratovska, të cilat ishin me nga fillimi i luftës sonë dhe gjithë të tjerët. Falënderoj nënën time, e cila ishte këmbëngulëse si një luaneshë, duke më tërhequr me të dyja duart për të mos rënë në vrimën pa rrugëdalje ndërsa burri im, motra dhe gjithë familja po ndërtonin një gardh rreth asaj vrime.
Pra kështu plot me energji pozitive ngadalë së bashku çdo ditë shënuam përparime. Pas 57 ditëve të gjata dhe të vështira në NICU, erdhi dita për të shkuar në shtëpi me djalin tonë. Lufta vazhdon ne shtëpi sepse te gjitha diagnozat akoma janë prezente, tani ju bëheni një infermiere qe do ta përgatisë terapinë gjatë ditës dhe do bëni ushtrime me fëmijën, por kjo është kënaqësi sepse fëmija juaj është ne shtëpi, do të jeni të lumtur sepse kujdeseni për të. Gjatë 2 muajve të ardhshëm nuk do të fleni fare sepse do të keni frikë, do të uleni duke dëgjuar çdo frymëmarrje, e dini se në shtëpi nuk keni pajisje për të dhënë ndonjë alarm nëse diçka nuk është në rregull, kur nuk do të jeni të sigurt do ta zgjoni për të parë a është mirë dhe pastaj do ta veni sërish në gjumë. Por e gjithë kjo kalon me kalimin e kohës, së bashku mësoni si t’i lehtësoni gjërat, e shihni atë si po rritet dhe do të gëzoheni për çdo kontroll të ardhshëm kur do t’ju tregojnë se është më mirë. Pas 6 muajve të lindjes më në fund arritëm të merrnim frymë, heroi ynë Vasilij doli fitues në këtë luftë, ne i tejkaluam problemet, i reduktuam ilaçet dhe terapitë, të gjithë thonë tani relaksohuni dhe kënaquni, por ju nuk e dini çfarë është relaksimi. Shpresoj që nënat e tjera të foshnjave të lindura para kohe të provojnë të relaksohen, por fatkeqësisht unë nuk mundem. Sapo doli fitues në këtë luftë, këtë herë para heroit tim Vasilij qëndron një luftë të re, një nga më të vështirat.
Tani vetëm mund të kem besim në të, sepse ai është një luftëtar kaq i fortë dhe një hero i madh, më i fortë se të gjithë njerëzit që i njoh. Mbetet që të besojmë se do të luftojë sërish, që mami dhe babi të jenë edhe më të lumtur dhe t’i gëzojë gjatë jetës. Vasilij do t’ia dalë, do ta fitojë edhe këtë luftë, sepse foshnjat e lindura para kohe janë heronj të vërtetë.
Të gjithë prindërit e foshnjave të lindura para kohe, jini të guximshëm sepse ata janë luftëtarët më të mëdhenj që mund t’i takoni në jetë”, na shkroi Simona.
Ju duam,
Vasilij dhe Simona