fbpx

HENDBOLLISTI SHISHKAREV U KTHYE NË MAQEDONI- U OPERUA ME SUKSES NË “ACIBADEM SISTINA”

17.10.2020

IMG caeebcacfc V

Edhe pse e ka braktisur KH Vardari dhe Maqedoninë, hendbollisti rus Danil Shishkarev vendosi ta sanojë lëndimin e gjurit  në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Krahu i djathtë në gjigantin e hendbollit nga Hungaria -Vesprem ka pasur dëmtim në kërcin e gjurit të djathtë (plica mediale). Intervenimin e ka kryer Dr. Mihajllo Ivanovski, specialist traumatolog në “Acibadem Sistina” së bashku me ekipin e tij.

“Intervenimi i gjurit zgjati një orë. Shishkarev të hënën mund ta lëshojë spitalin tonë. Të mërkurën është parashikuar të kthehet në Hungari për të filluar me rehabilitim. Pritet për tre deri katër javë të kthehet në procesin e trajnimeve”, Dr. Mihajllo Ivanovski, specialist në traumatologji.

Ky nuk është rasti i parë që shumë sportistë të cilët luajnë profesionalisht në shtete të tjera lëndimet sportive që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale t’i kryejnë në spitalin tonë. Sportistet e vendit dhe sportistët e huaj kanë besim në  “Acibadem Sistina”.

Ish hendbollisti i Vardarit me ekipin e Maqedonisë ka fituar dy tituj kampion.