fbpx

Gratë lidere: Dr. Jana Marin në Samitin “Maqedonia 2025”

21.10.2016

Gratë lidere: Dr. Jana Marin në Samitin “Maqedonia 2025”

Në kuadër të Samitit Maqedonia 2025 pjesëmarrëse ishte Dr. Jana Marin anëtare e bordit drejtues në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Dr. Jana Marin mbajti fjalim në sesionin ‘”Roli i gruas si udhëheqëse drejt një të ardhme të qëndrueshme”. Gjatë sesionit kishte pyetje të hapura në lidhje me sfidat e grave lidere, perceptimi i ndryshëm i femrave dhe meshkujve lider, avantazhet / disavantazhet e gruas në fushën e biznesit, stereotipet dhe paragjykimet për gratë e suksesshme, si dhe shumë çështje të tjera lidhur me jetën e përditshme të grave lidere.

Dr. Jana Marin e nisi bisedën me respektin për gratë si një mungesë bazë në biznesin dhe shoqërinë maqedonase.

Ne duhet të punojmë në zhvillimin e një respekti më të madh ndaj grave, në çdo aspekt. Shoqëria mund të zhvillohet vetëm nëse gratë jenë të respektuara dhe të vlerësuara për kontributin e tyre unik në punë. Për të arritur diçka të tillë,  duhet të punojmë më shumë në këtë fushë, burra dhe gra” – u shpreh Dr. Marin.

Dr. Marin foli edhe në lidhje me eksperiencën e saj si një grua lidere, për përceptimin ndryshe të grave kundrejt meshkujve lider, për sfidat me të cilat përballet, si dhe për nevojën që shoqëria të krijoj kushte për realizimin e gruas.

Në fund, foli edhe për profesionalizmin në spitalin klinik ”Acibadem Sistina”, i cili ofron kushte për mbështetjen e zhvillimit profesional.

Unë kam fatin që punoj në një kompani ku 70% e menaxherëve janë gra. Është një vend profesional  në të cilin njerëzit avancojnë në bazë të meritës dhe arritjeve të tyre. Në të njejtën kohë, është një vend në të cilin gratë janë të mirëpritura dhe të preferuara për pozicione të ndryshme pune. Kjo është diçka vërtetë pozitive. Unë jam shumë e lumtur për këtë dhe  dëshiroj vërtetë të shoh edhe shumë kompani të tjera si kjo në Maqedoni – shpjegoi Dr. Jana Marin.

Ana Arsov, drejtoreshë në Moody’s Financial Institutions Group, USA preku tre karakteristikat kryesore të cilat garantojnë sukses tek çdo grua që pretendon të jetë e suksesshme në punën që bën, ato janë kompetenca, mundi dhe integriteti.

“Nëse gruaja dhe burri i posedojnë të njejtat karakteristika , ekziston edhe një avantazh tjetër që gjithësesi i bën gratë të ndihen një hap më përpara, ajo është inteligjenca emocionale e cila posedohet vetëm nga gratë. Mos harroni që të përfitoni nga ky avantazh” – theksoi Arsov .

Përvoja e deritanishme e prof. Slavica Waite, drejtoreshë e PEC International dhe themeluese e fondacionit “Kiril Trajkovski” shprehet se njerëzit nuk janë mësuar që ti shohin gratë në funksione drejtuese.

“Gjatë mbledhjeve të punës, shumë herë kam qenë e vetmja grua në tavolinë, dhe shpeshherë klientët mendonin se unëisha ndonjë sekretare apo përkthyese. Kjo ndodh për arsye se njerëzit nuk janë mësuar ti shohin gratë në funksione drejtuese” – shprehet prof. Waite.

Moderatorja e sesionit Aleksandra Nakjeva Ruzhin, Ambasadore e Republikës së Maqedonisë në Suedi, vuri në dukje se pabarazia gjinore është e pranishme në botë, ku gratë paguhen më pak se burrat, punojnë part time ku dhe nuk mund ti shfrytëzojnë plotësisht aftësitë e tyre. Ruzhin, vuri në dukje se sipas hulumtimeve të fundit, gratë paguhen mesatarisht 20% më pak se burrat.

Samiti i pestë i “Maqedonia 2025” u mbajt me 20 dhe 21 Tetor. Këto dy ditë, Shkupi ishte një qendër rajonale ku mund të dëgjohej për trendet më të reja botërore të biznesit, investimeve, financave, lidershipit, inovacionit dhe teknologjisë. Samiti u ndoq nga më shumë se 250 të ftuar, ndërsa fjalimet u mbajtën nga më shumë se 40 persona nga 25 vende të botës.