fbpx

NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME GJATË PANDEMISË NGA KORONAVIRUSI NË “ACIBADEM SISTINA” JANË OPERUAR FOSHNJA ME ANOMALI TË RËNDA NË ZEMËR

11.05.2020

Gjatë 10 ditëve të fundit, ekipi i spitalit klinik “Acibadem Sistina” kreu dy operacione urgjente kardiokirurgjike tek dy foshnja. Në periduhën e pandemisë nga Covid -19 me këto dy operacione janë shpëtuar dy foshnja me anomali të rënda në zemër duke punuar në kushte të jashtëzakonshme. Problemet tek të dy foshnjat janë diagnostikuar gjatë shtatzënisë së nënave, bëhet fjalë për një sistem të ri të monitorimit, sistem i vetëm në “Acibadem Sistina”. Me diagnozë të hershme dhe qasje multidisiplinare në trajtim, rritet mundësia për sukses në trajtim. Operacionet i ka kryer ekipi i spitalit “Acibadem Sistina” në krye me kardiokirurgun e vetëm të licencuar për fëmijë në vend, Dr. Vlladimir Çadikovski. Ai thotë se fëmijët i kanë prurë në një gjendje të rëndë, por tani janë mirë.

Njëra prej foshnjave është me peshë trupore nga 2,9 kilogramë me një ventrikul dhe me hipertension të theksuar pulmonar, ndërsa foshnja e dytë është me peshë trupore nga 2,2 kilogramë dhe me transpozicion të enëve të mëdha të gjakut.

bebe

“Intervenimet kaluan mirë, foshnjat shërohen gradualisht dhe janë në kondicion të mirë.  Monitorimi i gruas gjatë shtatzënisë me ekzaminim fetal ekotomogafik, biseda me familjet për llojin e sëmundjes dhe për rezultatin e fundit nga trajtimi përkatës dhanë rezultate të mirë. Foshnja u hospitalizua menjëherë pas lindjes dhe u fillua me trajtimin e duhur.  Një ekip nga 25 mjekë në specialitete të ndryshme dhe më shumë se 50 infermiere kujdesen për fëmijët me anomali në zemër”, thotë Dr. Çadikovski. 

Shton se ka bashkëpunim i përkryer profesional me ekipin kardiokirigjik për fëmijë të “Acibademit”- Istanbul, ndërsa ndihma e tyre në etablimin e qendrës sonë në një qendër rajonal është shumë e rëndësishme.

Të theksojmë se, operacionet janë kryer në një periudhë të pandemisë kur sistemet shëndetësore në të gjitha vendet e botës u ballafaquan me një armik për të cilin nuk dihet shumë- as për transmetimin, inkubacionin, trajtimin. Në kushte të jashtëzakonshme, sipas rekomandimeve të Ministrisë së shëndetësisë janë kryer vetëm intervenimet urgjente.

“Deri tani në Departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike pranë spitalit “Acibadem Sistina” janë operuar vetëm rastet urgjente sepse fëmijët me anomali në zemër marrin pjesë në kategoritë më të rrezikuara. Operacioni ul imunitetin shpejt prandaj infektimi nga Covid-19 dhe mund të jetë vdekjeprurës pas operacionit. Para operacionit, gjatë operacionit dhe pas operacionit tek foshnjat u zbatuam masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e pacientëve dhe personelit shëndetësor që është në nivel më të lartë, jo vetëm në departamentin tonë dhe në tërë spitalin duke parë rezultatet e deritanishme gjatë  gjatë pikut më të madh të pandemisë”, thotë Dr. Çadikovski.

“ACIBADEM SISTINA” QENDRA REFERENTE PËR KARDIOKIRURGJI PEDIATRIKE

Për momentin lista për operacione të fëmijëve me anomali në zemër numëron njëzet fëmijë, ndërsa ekipi i “Acibadem Sistina” ngadalë organizohet për të kthyer në programin e rregullt. Gjatë tre muajve të fundit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë operuar më shumë se 20 fëmijë me anomali të rënda në zemër me peshë të ulët në mënyrë ekstreme, 6 procedura intervente, u bë zëvendësimi i dy pejsmejkerave. Të gjithë fëmijët janë në shtëpi dhe në kondicion të mirë, dy prej tyre janë operuar gjatë periudhës së pandemisë nga koronavirusi.

Dr. Çadikovski thotë se ky fakt tregon se Departamenti për kardiokirurgji pediatrike pranë spitalit “Acibadem Sistina” është krenari për tërë vendin.

 

d r cadikovski

Të gjitha intervenimet janë mbuluar nga Fondi i sigurimit shëndetësor, ndërsa përfitimet janë të mëdha.

Çfarë do të ndodhtë nëse nuk do të ekzistonte ky ekip dhe departamenti në “Acibadem Sistina” gjatë periudhës së pandemisë dhe kufijve të mbyllur?

Dua të theksoj se para vitit 2013 mbi 1000 fëmijë u operuan në Bulgari, ndërsa më shumë se 350 kane vdekur pa mundësi për operacion. Më në fund punojmë në një organizatë shëndetësore që i sheh potencialet tona, investon në burimet njerëzore, infrastruktura dhe pajisjet me qëllim të jemi njohur në hartën e kardiokirurgjisë pediatrike në rajon dhe më gjerë. Çfarë do të ndodhtë nëse nuk do të ekzistonte ky ekip dhe departamenti në “Acibadem Sistina” gjatë periudhës së pandemisë dhe kufijve të mbyllur? Çfarë do të ndodhte me këto foshnja? Për momentin kemi hyrë në projekt për trajtim të fëmijëve me anomali të zemrës gjatë periudhës së pandemisë në të cilin marrin pjesë më shumë se 43 vende (43 qendra të njohura shëndetësore botërore) që merren me operacionet e fëmijëve me anomali në zemër. Së shpejti rezultatet do të publikohen në një revistë profesionale që tregon se jemi në rrugë të vërtetë për herë të parë të bëjmë një qendër të akredituar dhe të njohur në botë”, thotë Dr. Çadikovski.