fbpx

Falë përkushtimit dhe profesionalitetit të mjekëve të Spitalit “Acibadem Sistina”, jam përsëri në këmbë

28.01.2020

Në vitet më të bukura të jetës 21 vjeçari Mihail Mitevski përjetoi një aksident me motor dhe jeta e tij ishte vënë në pikëpyetje. Thotë se rinia paraqet një temperament, burim i energjisë, adrenalin, shpresë për të luftuar për jetën.

Ka qëndruar me fraktura në një institucion tjetër shëndetësor , por pa asnjë përmirësim. Ka marrë vendim që ai vetë të luftohet për jetën dhe ka kërkuar prej familjes së tij ta transferojnë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

IMG

Pas ekzaminimit klinik dhe tomografisë kompjuterike kanë vërejtur dy fraktura në pelvik dhe këputje nga 8 centimetra në fshikëzën e urinës, si dhe një frakturë në kërdhokullën e majtë, pasi që u vendos indikacion për trajtim urgjent kirurgjikal. Pas tre ditëve tek pacienti i ri ishte kryer edhe një ndërhyrje tjetër për shkak të frakturës së femurit.

“Hapi më i mirë në jetën time është se kam kërkuar të me transferojnë këtu. Për fat të mirë, erdha në vendin e vërtetë, tek ekipi më i mirë mjekësh. Jam tepër i kënaqur nga Dr. Neda Trajkovska, specialiste në traumatologji, që në mënyrë profesionale kreu operacionin e tërësishëm dhe pas një kohe të shkurtër fillova të funksionoj në mënyrë normale. Për mua u kujdesen me përkushtim dhe me profesionalitet, si në asnjë vend tjetër. Jetoj në Zvicër dhe mund të bëj një krahasim me spitalet atje. “Acibadem Sistina” me krenari mund të krahasohet me spitalet në botë. Keni mjekë të cilët janë profesionalistë të lartë. Përveç Dr. Trajkovskës, falënderoj Dr. Jordan Saveskit dhe urologut Dr. Daniel Petrovski, të cilët ishin pjesë nga ekpi kirurgjikal dhe ekipit të infermiereve në departamentin e kirurgjisë dhe ndihmësit Samir. Përkushtimi i tyre dhe energjia pozitive kanë dhënë kontributin për shërim të shpejtë”- shpjegon Mihail.”,  shpjegon Mihail.

IMG

Dr. Neda Trajkovska shpjegon se u bë fjalë për ndërhyrje serioze dhe kishte nevojë për reagim të shpejtë. Për fat të mirë, gjithçka ka kaluar mirë, dhe Mihail pas 5 ditëve u çu në këmbë.

“Ishte vikend, festë shtetërore, lajmëruan për transferim të pacientit me frakturë në pelvik nga një institucion tjetër. Mendova, në rregull, ka qenë në spital tjetër, është me fiksim të jashtëm, gjakderdhja është e ndërprerë, duhet të operohet në mënyrë të shtyrë sipas protokollit për frakturë të pelvikut. Por në tomografinë e kompjuterizuar menjëherë u tregua defekti në fshikëzën e urinës dhe ishte qartë se nuk ka opsione për shtyrje. Përparësia i spitalit “Acibadem Sistina” është dispozicioni 24-orëshe për diagnostikim të tërësishëm kirurgjikal. Nuk është situata e parë që të mblidhen ekipet për traumatologji dhe urologji, për kohë të shkurtër u kompletua ekipi i tërësishëm. Pas bisedës me pacientin dhe familjen, për t’u shpjeguar atyre se bëhet fjalë për urgjencë kirurgjikale dhe për mundësinë për komplikime (për shkak të prezencës së urinës dhe nevojës për material osteosintetik që në kombinim mund të shkaktohet infeksion), pacienti për dy orë nga pranimi u përgatit për operacion dhe u operua. Tri ditë më vonë u vlerësua se pacienti është në gjendje stabile dhe mund të durojë edhe një ndërhyrje operative, u bë fiksimi i femurit me qëllim që në mënyrë më të shpejtë të vertikalizohet dhe të mobilizohet. Procesi operativ ka kaluar mirë, pa asnjë prej komplikimeve të pritura. IMGTani 4 muaj pas operacionit është kënaqësi të shihet një njeri i ri pa invaliditet dhe kufizime, me rrugë të hapur ndaj ardhmërisë”, shton Dr. Neda Trajkovska.