fbpx

Falë Dr. Dragan Hristov, në moshën 89 vjeçare kujdesem vetë për vetveten

19.07.2017

Historia ime spitalore në “Acibadem Sistina” filloi para 15 vitesh, me kontrollet e rregullta gjinekologjike tek miku im me të cilin jemi dhe fqinjë, Dr. Sllobodan Drakulevski. Që nga ai moment u bëra “paciente besnike” dhe për çdo problem apo sëmundje për mua ekzistonte vetëm një spital. Me kalimin e viteve renditeshin gjithnjë dhe më shumë intervenime të vogla: një në fshikëzën e urinës tek Dr. Nikolla Baxhakov, intervenimi i dytë në kataraktë tek Dr. Zllatko Arnaudovski, dhe gastroskopi tek Prof.Dr. Vasko Vasilevski. Në moshën 89 vjeçare nuk kam pasur probleme më të mëdha deri në momentin kur nga pakujdesia u rrëzova.

Gjatë rrëzimit pësova thyerje të këllkut

Kjo ndodhi vitin e kaluar, kur po dilja nga banka, u pengova në hyrje dhe rashë. Gjëja e parë që më erdhi ndërmed ishte të shkoja tek mjeku. Nuk ndjeva asgjë serioze, por gjithësesi vendosa që të bëja një kontroll. Dhe me taksi u drejtova në një adresë shumë të njohur në “Acibadem Sistina”.  Bëra të gjitha fotografimet e nevojshme, dhe në fund u konstatua rënia ime, kisha bërë një problem serioz, kisha thyer këllkun.

Në një ditë i bëra të gjitha ekzaminimet e nevojshme

Atëherë për herë të parë u njoha me Dr. Dragan Hristov, me kujdes të madh dhe me shumë përkushtim më shpjegoi se ishte e nevojshme kryerja e intervenimit kirurgjik, dhe zëvendësimi i këllkut me protezë. Por për të qenë më të sigurt, për shkak të moshës time, ishte e nevojshme që të bëheshin ekzaminime më të hollësishme. Në një ditë të vetme i bëra të gjitha ekzaminimet, dhe mora lejen për tu operuar. Ditën e nesërme Dr. Dragan Hristov e kreu operacionin. 

Dr. Hristov, doktor i përkryer dhe një profesionist i vërtetë

Pas operacionit, gjatë 11 ditëve në vijim qëndrova në spital. Shërimi ishte i shpejtë, vetëm disa ditë më vonë përsëri fillova të qëndroj në këmbë. Jam e kënaqur nga operacioni dhe nga sjellja dhe qëndrimi i të gjithë stafit të spitalit “Acibadem Sistina”. Të gjithë janë të përkushtuar në profesionin e tyre, por mbi të gjitha janë miqësor dhe të disponueshëm.  Pas operacionit vijon rehabilitimi. Fillimisht fillova të ecë me ndihmën e një mjeti mbështetës, dhe me kalimin e kohës ndihesha gjithnjë dhe më mirë, më e fortë dhe fillova të ecja vetë, pa ndihmë.

Disa muaj më vonë fillova të jetoj vetëm. Gatuaj vetë, lëvizë me ndihmën e një bastuni, mund të përkulem dhe mund të qëndroj në gjunjë. Në moshën 89 vjeçare, me protezë në këllk, mund të kujdesem për veten time, dhe kjo falë Dr. Dragan Hristovskit.  Ai është një doktor i përkryer dhe një profesionist i vërtetë. Ai i merr meritat për faktin që unë sot jam vitale dhe i gëzohem çdo dite të re. Me padurim pres çdo muaj për ta festuar ditëlindjen time, dhe të fryj në 90 qirinjtë e tortës së ditëlindjes time.

Me respekt,
Sonja Kolishevska