fbpx

ËSHTË OPERUAR ME SUKSES NJË FOSHNJË 24-ORËSHE 

22.07.2023

Stefani është fëmija e parë që prindërit pa durim kanë pritur për ta marrë në përqafimet e tyre. Lajmi i bukur se i vogli Stefan erdhi në jetë i gëzoi prindërit, por shumë shpejt pas lajmit të bukur ata morën lajmin e papritur duke shënderruar çastet e lumtura në çaste plot frikë dhe shqetësim. Nga Departamenti i Neonatologjisë prindërit i kanë njoftuar se pas lindjes tek Stefani kanë vërejtur gjendjen e hipersalivacionit (sekretimi i rritur i pështymës) përmes gojës dhe hundës dhe se u hodh dyshimi për praninë e atrezisë ezofageale, një anomali kongjenitale të ezofagut, pamundësi për kalimin e pështymës nëpër ezofagun duke bërë që ajo të dalë përmes gojës. Vetëm 24 orë pas lindjes së Stefanit është vendosur diagnoza për një ndërhyrje kirurgjikale emergjente të atrezisë së ezofagut me fistulë trakeoezofageale.

AS Simeonov SocialMediaAssets FBPost

“Stefani lindi në javën e 39-të shtatzënisë me peshë të lindjes nga 3220 gramë nga shtatzënia e shëndetshme dhe e kontrolluar rregullisht dhe pa komplikime. Pas pranimit të foshnjës i kemi vërejtur vështirësitë gjatë frymëmarrjes, adaptimin e prolonguar dhe hipersalivacionin përmes gojës dhe hundës, prandaj u hodh dyshimi për praninë e anomalisë kongjenitale, domethënë bëhet fjalë për një lloj atrezi e cila nuk mund të diagnostikohet gjatë shtatzënisë. Dyshimi për praninë e atrezisë ezofageale u vërtetua me një ezofagografi me kontrast dhe u vendos diagnoza për atrezi të ezofagut me fistulë trakeoezofageale. Gjendja ishte emergjente dhe kërkonte zgjidhje emergjente për të shmangur shfaqjen e komplikimeve më të mëdha. Stefanin e kemi transferuar në Departamentin e kujdesit intensiv neonatal për një trajtim të mëtutjeshëm dhe për marrjen e terapisë së nevojshme, gjithashtu e kemi konsultuar kirurgun e fëmijëve Doc. Dr. Risto Simeonov, i cili ka indikuar ndërhyrjen emergjente kirurgjikale”, thotë Dr. Stanka Tançeva- Krstevska.

Prindërit menjëherë u njoftuan se foshnja duhet të kalojë nëpër një ndërhyrje të ndërlikuar kirurgjikale pasi bëhet fjalë për një anomali kongjenitale e cila zgjidhet vetëm me anë të operacionit dhe në këto momente të frikës, gëzimit dhe pasigurisë, prindërve të Stefanit iu mbeti që vetëm të kenë besim në ekipin mjekësor të ”Acibadem Sistina”. Reagimi i shpejtë pas vendosjes së diagnozës nga ana e Dr. Stanka Tançeva Krstrevska deri në kryerjen e operacionit nga kirurgu i fëmijëve Doc. Dr. Risto Simeonov me anesteziologun Dr. Millço Micevski shpëtoi jetën e këtij luftëtari të vogël.

Operacioni  i Stefanit ka zgjatur disa orë

Kirurgu i fëmijëve, Doc. Dr. Risto Simeonov ka kryer këtë operacion që ka zgjatur disa orë. Ai thotë se bëhet fjalë për një nga ndërhyrjet më të ndërlikuara kirurgjikale në fushën e kirurgjisë neonatale dhe sa më shpejt kryhet shanset për sukses të mëtutjeshëm janë më të mëdha. Diagnoza e cila është e pranishme tek një nga 3000 fëmijë në mbarë botën, pikërisht kjo është diagnostikuar tek Stefani. Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” deri më tani janë kryer më shumë se 10 ndërhyrje të këtij lloji.

“Vetëm 24 orë pas lindjes së Stefanit është vendosur diagnoza për ndërhyrje kirurgjikale të atrezisë së ezofagut me fistulë trakeoezofageale. Ky lloj i anomalisë diagnostikohet pas lindjes kur tek fëmija shfaqet pamundësia për kalimin e pështymës nëpër ezofagun dhe ajo del nga goja. Ka rrezik nëse nuk bëhet ndërhyrja ekziston mundësia që foshnja ta gëlltisë pështymën dhe ajo të kalojë në trake dhe të shkaktojë mosfunksionim të mushkërive për shkak të mbushjes së tyre me lëng. Është kryer torakotomi në anën e djathtë, në mënyrë ekstrapleurale kemi ardhur deri në dy fundet, është lidhur fistula e ezofagut distal me traken, është hapur ezofagu proksimal, është kryer anastomoza T-T dhe u vendos një dren torakal. Operacioni kaloi mirë dhe pas analizave iniciale pacienti u trajtua me terapinë e nevojshme. Pas operacionit vogëlushi Stefan u transferua në kujdesin intensiv të departamentit të kardiokirurgjisë pediatrike dhe pas nëntë ditësh qëndrim në këtë departament e dërguam në shtëpi në një gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale, kemi dhënë këshilla për trajtim të mëtejshëm”, thotë Doc. Dr. Simeonov.

Prindërit e Stefanit, të cilët kaluan këtë periudhë të vështirë plot pasiguri, shprehen se janë jashtëzakonisht mirënjohës për përkushtimin dhe reagimin e shpejtë të ekipit mjekësor.

  “Nuk kemi fjalë për të shprehur mirënjohjen tonë për të gjithë ekipin mjekësor duke filluar me Dr. Simeonov dhe Dr. Tançeva Krstevska për ekspertizën e tyre dhe reagimin e shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi me të cilin u përballëm. Kujdesi cilësor, përkushtimi, kushtet e larta kanë bërë që të besojmë në profesionalizmin e mjekëve, infermierëve dhe pjesës tjetër të stafit në ‘Acibadem Sistina’, të cilët u kujdesen për Stefanin gjatë gjithë kohës. Dy muaj pas operacionit, Stefani zhvillohet  shumë mirë dhe po ushqehet përmes gojës pa problem”, thonë prindërit e Stefanit.

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” kryhen operacionet më komplekse tek të sapolindurit me anomali të rënda kongjenitale. Bëhet fjalë për operacione të vështira (atrezi ezofageale, atrezi duodenale, atrezi anale, hernie diafragmale, cist mezenterial, cist koledok) që i kryen kirurgji pediatrik Dr. Risto Simeonov me një ekip ekspertësh nga spitali. “Acibadem Sistina” është i vetmi spital klinik privat që trajton fëmijët me probleme shëndetësore të të gjitha specialiteteve.