fbpx

EMBRIOLOGËT ANETA ANEVSKA MITREVSKA DHE BOBAN JANEVSKI NË KONGRESIN E NËNTË TË (ASPIRE) NË HONG KONG

20.08.2019

Embriologët Aneta Anevska Mitrevska dhe Boban Janevski nga Spitali Klinik Acibadem Sistina morën pjesë në Kongresin e nëntë të Iniciativës azike pacifike për riprodhim (Aspire2019) që u mbajt në Hong Kong.

Kongresi ishte mundësi i mire për ndarjen e përvojave dhe promovimin e risive të mjekësisë riprodhuese. Kongresi ka ofruar mundësinë për mbledhjen e mjekëve specialist nga bota, ndërsa në ngjarjen u debatuan temat më aktuale në mjekësinë riprodhuese. Pjesëmarrja e  Aneta Anevska Mitrevska dhe Boban Janevski paraqet përfitim për Spitalin Klinik „Acibadem Sistina”, ku zbatohen të gjitha risitë mjekësore në mjekësinë riprodhuese.

Ky kongres vjetor  është organizuar nga Iniciativa azike për riprodhim (ASPIRE) dhe Shoqata e mjekësisë riprodhuese e Hong Kongut (HKSRM).

Në kongresin ASPIRE 2019 janë mbajtur disa punëtori para kongresit, ndërsa një pjesë të ngjarjes ishin edhe ligjëratat kryesore, por edhe sesionet dhe simpoziumet, komunikimet falas dhe ngjarjet sociale.

Njëkohësish, u bë edhe një ekspozitë në të cilën u prezantuan prodhimet më të reja dhe shërbimet që i ofron industria shëndetësore.