fbpx

EKIPI I ACIBADEM SISTINA MBAJTI LEKSIONE EDUKATIVE PËR SHËNDETIN E MESHKUJVE

04.12.2018

Spitali klinik “Acibadem Sistina” edhe këtë vit i’u bashkua lëvizjes humanitare globale “Movember”, muaji kushtuar shëndetit të meshkujve. Prandaj, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, në muajin nëntor spitali formoi një ekip për edukim i cili kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek meshkujt dhe nevojën e kryerjes së kontrolleve preventive. Ekipi edukativ i përbërë nga Dr. Daniel Petrovski, kirurg- urolog, Aleksandar Stojkovski, infermier teknik për parandalimin e infeksioneve intraspitalore, Androniki Bibovska, infermiere edukative, dhe Vlatko Ilievski, fizioterapist, mabjtën leksione edukative për meshkujt e moshave të ndryshme. Ekipi i ekspertëve u takua me Njësinë speciale të MVR “Tigri” si dhe me punonjësit e Qendrës sportive Synergy Fitnes & Spa dhe me punonjësit e Olympia Motors.

Dr. Daniel Petrovski i shpjegoi gjatë takimit se si mund të realizohet kontrolli dhe vetëkontrolli i penisit dhe testiseve, shpjegoi në lidhje me funksionin normal të organeve riprodhuese mashkullore dhe çrregullimin e tyre, dha këshilla për kryerjen e kontrolleve të rregullta tek mjeku i familjes, kontrollet PSA (tumormarker për kancerin e prostatës) pas moshës 45 vjeçare, jetën e sigurt seksuale dhe përballjen me problemet fiziologjike dhe psikologjike.

Në mbledhjen edukative u bisedua edhe për rëndësinë e kryerjes së kontrolleve të rregullta të presionit të gjakut, përballjen me stilin e jetesës dhe detyrimet e përditshme, dhe lidhja me problemet e zemrës. Ekipi i ekspertëve të Acibadem Sistina theksoi se veset e kqija në jetë  siç është akloli, pirja e duhanit dhe stresi, ndikojnë negativisht mbi shëndetin. Rekomandohet më tepër kryerja e aktiviteteve sportive. Përsa i përket mënyrës së ushqimit, përdorimi i siuplementeve ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm në rast se përdorimi i tyre bëhet në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa përdorimi i hormoneve si testosteroni, mund të shkaktojë çrregullime shëndetësore. Dëgjuesve i’u shpjegua përdorimi siç duhet i suplementeve në varësi të mënyrës së jetesës dhe nevojave individuale.