fbpx

DUKE JETUAR NJË JETË NË PASIGURI, MË KANË SHPËTUAR MJEKËT E “ACIBADEM SISTINA”

28.07.2022
storija berisa

Sevidje Berisha nga Prishtina është një paciente moshën 63 vjeç dhe është njëra nga pacientët e kënaqur me shërbimet e ofruara në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ajo ndau me ne përvojën e saj pozitive me qëllim për t’u ndihmuar pacientëve të tjerë që përballen me një problem të ngjashëm.

 “Para 7 viteve kisha abces në zorrët. Kam vizituar disa mjekë në Prishtinë por për shkak të sëmundjes tjetër, leukemia asnjë kirurg nuk dëshironte të më operojë. Kam vendosur të kërkoj shpëtim për gjendjen time në “Acibadem Sistina”, në spitalin për të cilën kam dëgjuar se punojnë profesionistë të dëshmuar. Dr. Alen Jovçevski më pranoi në një gjendje shumë të rëndë dhe me dhimbje të padurueshme. Menjëherë me kanë marrë në sallën e operacionit, kanë kryer një operacion të vështirë dhe të rrezikshëm duke prerë 55 cm nga zorrët. Për fat të mirë, 7 vite më vonë ndihem shumë mirë. Dr. Alen Jovçevski është shpëtimtari im të cilit do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse”, shpjegon Sevdije.

Para tri javësh, Sevdije përsëri kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

“Përsëri jetën time më kanë shpëtuar mjekët Dr. Alen Jovçevski dhe Dr. Daniell Petrovski. Kisha gjakderdhje dhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe hematuria. Për fat të mirë, këta dy ekspertë të lartë kanë kryer punën e tyre në mënyrë të shkëlqyeshme dhe ndihem shumë mirë. Falenderoj të gjithë infermierët dhe ndihmësit që ishin gjithmonë pranë meje”, ndau me ne pacientja jonë Sevdije.