fbpx

Doktorët nga “Acibadem Sistina” me këshilla profesionale në konferencën Profemina 2018

04.12.2018

Dr. Aleksandar Sajkovski, pediatër, dhe Dr. Vesna Pljakoska, dermatologe, para të ftuarve të shumtë të konferencës rajonale Profemina 2018 i’u përgjigjën pyetjeve më të zakonshme të cilat i mundojnë prindërit dhe kanë të bëjnë me lëkurën e fëmijëve.

Përse shfaqet skuqja dhe a kërkojnë prindërit këshilla nga mjerku dermatolog, apo kërkojnë një mendim të dytë në “Google”, këto ishin dilemat për të cilat biseduan doktorët nga “Acibadem Sistina”. Një vëmendje e veçantë i’u kushtua parandalimit dhe trajtimit tek pacientët e vegjël, si dhe sëmundjeve  më të shpeshta të lëkurës tek fëmijët, dermatiti atopik dhe dermatiti i pelenave. Me pyetjet e tyre u përfshinë në diskutim  në mënyrë aktive edhe të pranishmit.

Profemina është një konferencë rajonale e cila organizohet në shumë vende, dhe në panelën e diskutimeve janë vënë në fokus tema lidhur me shëndetin, bukurinë, amësinë. Në Maqedoni, kjo konferencë mbahet për herë të dytë, dhe ka për qëllim që ti ofrojë publikut mendime profesionale në aspekte të ndryshme.