fbpx

DOKTOR SIMEONOV ËSHTË SUPERHEROI YNË ME MANTEL TË BARDH

17.07.2021

Pas dy viteve të plota nëpër institucionet shëndetësore, mendimet e ndryshme të mjekëve, por pa zgjidhje për problemin e tyre, më në fund buzëqeshje në fytyrën e prindërve Xhelal dhe Shukrane Dauti nga Kumanova. Menjëherë pas lindjes së vogëlushit Ebrar, fëmijës së tyre të dytë, që nga lindja gjatë qëndrimit në spital për ata filluan problemet me të cilat u përballën për herë të parë. Shukrane, nëna e vogëlushit Ebrar thotë se në tri ditët e para beba nuk ka dalë jashtë, prandaj ajo ishte aq e shqetësuar, ndërsa për këtë ka marrë përgjigjen se bëhet fjalë për një dukuri normale te çdo foshnje. Kanë qendruar disa ditë në spital, por gjendja ka qenë pa ndryshime, ndërsa ata mbetën të shqetësuar dhe të frikësuar. Që nga lindja e fëmijës u përballën me një problem të madh dhe kanë kërkuar ndihmë në shumë vende. I kanë rreferuar në një spital në Shkup dhe pas disa ekzaminimeve të kryera kanë marrë përgjigje se nuk bëhet fjalë për një gjendje serioze dhe se nevojitet kohë që të zhvillohen zorrët e fëmijës.

IMG

“Problemi ynë ishte shumë serioz. Fëmija ynë që nga lindja kishte probleme me zorrën e trashë dhe jashtëqitjen. Kërkuam ndihmë gjithkund. E kanë ekzaminuar shumë mjekë specialistë, e kanë kontrolluar edhe me ultrazë, por na bindën se nuk ka asgjë dhe se duhet të presim që zorrët të zhvillohet. Kanë kaluar 2 vite, ndërsa fëmija ynë ende po qëndron me këtë problem.  Ebrar u rrit me këtë problem. Falë familjarëve tanë që jetojnë jashtë vendit kemi përdorur një pluhur që edhe pse nuk ishte zgjidhje për problemin tonë na ndihmoi për ta lehtësuar gjendjen tonë, në disa raste kemi përdorur edhe klizma, ne vetë kemi gjetur disa mënyra për të përmirësuar gjendjen. Fëmija ynë vazhdimisht ishte i lodhur, me bark të fryrë, pa fuqi, pa oreks dhe ka vjellë, ai u ndje keq por edhe ne gjithashtu“, rrëfen babai Xhelal.

Golgota e tyre në zgjidhjen e problemit të birit të tyre përfundoi kur kanë marrë disa rekomandime për Dr. Risto Simenov, një kirurg për fëmijë në “Acibadem Sistina” i cili ka vendosur diagnozën e saktë për Sëmundjen e Hirschsprungut dhe është i vetmi mjek që mund ta zgjidhtë problemin e tyre sepse ka bërë shume operacione të këtilla me sukses, ndërsa për këtë kanë dëshmuar përvojat e suksesshme të pacientëve.

IMG

„Јemi shumë të lumtur që morëm rekomandimin për Dr. Simeonov. Kur na pranoi dhe e pa rastin na tha se kemi pasur fat që kemi gjetur zgjidhje alternative, sepse kjo gjendje mund të shkaktonte një infeksion serioz. Dr. Simeonov është një profesionist i jashtzakonshëm dhe një njeri i madh, ai është i vetmi mjek që ka vendosur diagnozën e saktë për Sëmundjen e Hirschsprungut, një sëmundje kongjenitale. Ai na ka shpjeguar gjendjen dhe mënyrën në të cilën do të kryhet operacioni. Si të gjithë prindërit edhe ne për fëmijën tonë dëshiruam mënyrën më të lehtë dhe më të thjeshtë, nëdersa Dr. Simeonov na garantoi 95% sukses. Qasja e tij profesionale dhe përvoja e tij ishin të mjaftueshme për të marrë besimin tonë të plotë”, thonë prindërit e Ebrarit.

 QASJA TRANSANALE GJATË TRAJTIMIT KRURGJIKAL TË SËMUNDJES SË HIRSCHSPRUNGUT ZBATOHET VETËM NË “ACIBADEM SISTINA”

Sëmundja e Hirschsprungut është një sëmundje kongjenitale që ndikon në zorrën e trashë si pasojë e mungesës së qelizave nervore në muskujt e zorrës së trashë të bebes dhe shkakton probleme gjatë defekimit. Trajtohet vetëm në mënyrë kirurgjikale. Resektimi transanal i segmentit aganglionar në zorrën e trashë gjatë trajtimit të Sëmundjes së Hirschsprungut është një teknikë kirurgjikale që në Republikën e Maqedonisë zbatohet vetëm në spitalin “Acibadem Sistina”. Gjatë periudhës 2019-2021 janë kryer 20 operacione të këtilla te fëmijët në moshë deri në 10 vjeç.

“Operacioni kryhet përmes hapjes anale, nxirret segmenti aganglionar i zorrës së trashë, bëhet resektim dhe anastomozë. Avantazhi i këtij operacioni në krahasim me teknikat e tjera kirurgjikale është se kryhet vetëm me një operacion- me teknikat e tjera kirurgjikale bëhen 3 operacione, nuk bëhet hapja e kolostomës- përveç në rastet tepër të rënda dhe të ndërlikuara, nuk hapet abdomeni (laparotomia) bëhet fjalë për një ndërhyrje të shkëlqyeshme estetike, me më pak ditë qëndrim në spital (hospitalizim i shkurtër), dhimbje të vogla postoperative, më pak analgjetikë dhe antibiotikë, fillohet më shpejt me marrjen e ushqimit dhe lëngjeve përmes gojës, ka më pak komplikime”, shpjegon Dr. Simeonov.

 

IMG

Me një buzëqeshje të sinqertë Ebrar përsëri takoi heroin e tij Dr. Simenov dhe shpejtoi për ta përqafuar. Pas një muaji të operacionit Ebrar tani ndihet shumë më mirë. Vazhdimisht është i buzëqeshur, i lumtur dhe i disponuar për të luajtur me motrën e tij më të madh. Prindërit thonë se edhe problemet me oreksin tanimë janë tejkaluar.

“Secili prind e di se çfarë nënkupton qendrimi në spital për një fëmijë dhe si mund të ndikojë më tej, ndërsa për ne më e rëndësishme ishte të mos përjetojë një traumë ose frikë. Prandaj jam shumë mirënjohëse, fëmija ime erdhi i gëzuar në spital dhe pa frikë nga manteli i bardh dhe për këtë më meditues është Dr. Simeonov”, thotë nëna Shukrane.

Organizata dhe sistemi i punës në “Acibadem Sistina” janë në nivel botëror. Spitali ofron kushte të përkryera dhe profesionalitet. Duhet të krenohemi se në Republikën e Maqedonisë kemi mjekë siç është mjeku ynë Dr. Simenov, shtoi babai Xhelal.