fbpx

DOC. DR. VLLADIMIR ÇADIKOVSKI MBAJTI LIGJËRATË NË SIMPOZIUMIN “DITËT E ZEMRËS NË ACIBADEM”

03.10.2022

Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski, i vetmi kardiokirurg për fëmijë në vendin tonë, këtë vikend me ekipin e tij të Kirurgjisë pediatrike mori pjesë në simpoziumin e tretë “Ditët e zemrës në Acibadem” i cili u mbajt në Altinizade, Republika e Turqisë. Simpoziumi iu përkushtua përparimit në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare, ndërsa Dr. Çadikovski në ligjëratën e tij me temë “10 vjet nga themelimi i Kardiokirurgjisë pediatrike” theksoi se trofeu më i madh për atë janë 700 jetë të shpëtuara të fëmijëve. Përveç mbajtjes së ligjëratës ai ishte edhe anëtar i komisionit shkencor të simpoziumit.

Mbi 150 mjekë morën pjesë në seancat interaktive, prezantimet gjithëpërfshirëse dhe diskutimet në panel duke përfshirë të gjitha arritjet në kirurgjinë kardiovaskulare, kirurgjinë robotike, riparimin e valvulave të zemrës, operacionet minimalisht invazive, ndërhyrjet vaskulare, CT të asistuar kompjuterike dhe regjistrimin RM, si dhe aplikacionet e avancuara që përdoren në kujdesin intensiv.

Cadikovski

Mysafir i nderuar në këtë ngjarje ishte profesor Sir Magdi Jakub, kardiokirurgu më i njohur në botë.