fbpx
DEPARTAMENTET

SËMUNDJET INFEKTIVE

Departamenti i Sëmundjeve infektive në Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është departamenti i parë privat infektiv në vendin tonë i cili ofron shërbime shëndetësore në fushën e infektologjisë me cilësi të lartë duke zbatuar të gjitha procedurat bashkëkohore diagnostikuese, terapeutike dhe metodat e trajtimit nga ana e ekipit profesional me përvojë.

inektivni

Në departamentin e parë privat të sëmundjeve infektive në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” përveç Covid-19 trajtohen sëmundjet e tjera infektive si:

•Meningjiti, encefaliti

•Infeksionet e mushkërive

•Pneumonitë dhe bronkopneumonitë

•Varicela, rubeola, morbilli

•Sepsa

•Tonsilofaringiti

•Osteomieliti

•Infeksionet urinare

•Infeksionet në lëkurë

•Celulitet dhe erisipela

•Sëmundjet seksualisht te transmetueshme

•Hepatiti A, B, C

•Intoksikimet

•Gastroenterokoliti

Në departamentin punon një personel mjekësor profesional me një përvojë shumëvjeçare i cili është i përgatitur për t’u përgjigjur nevojave të pacientëve duke filluar nga mosha më e vogël.

n

Qasje më bashkëkohore në trajtimin e pacientëve me covid

Reparti spitalor i kujdesit intensiv në Departamentin e Sëmundjeve infektive në “Acibadem Sistina” është i vetmi repart privat infektiv në vendin tonë me kapacitet më të madh në të cilin zbatohen protokollet më bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me covid të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Grupit Shëndetësor “Acibadem” dhe grupacionit të dytë më të madh të spitaleve (IHH). Spitali është gjithashtu pionier në furnizimin e terapisë më bashkëkohore për pacientët, terapisë me antibiotikë (sipas gjetjeve mikrobiologjike), vitaminoterapi, terapi hepatoprotektive…

n