fbpx
DEPARTAMENTET

Departamenti për riprodhim të asistuar (IVF)

Departamenti zbaton teknologjitë më të fundit në fushën e riprodhimit të asistuar. Udhëhiqet nga Dr. Slobodan Lazarevski, themeluesi i riprodhimit të asistuar në Republikën e Maqedonisë, i cili bëri fekondimin e parë të suksesshëm in vitro në vend. Shkalla e suksesit është më shumë se 80% dhe është në nivelin e qendrave të referencës botërore IVF. Departamenti bashkëpunon me bankën e njohur  për qeliza vezore dhe spermatozoide  të cilësisë më të lartë. Fertilizimi in vitro është pa pagesë për pacientët e siguruar të cilët kanë kupon nga  fondi (FSSHM).

TEKNIKAT DHE TEKNOLOGJITË BASHKËKOHORE

Assisted hatching –  për të implantuar embrionin në mitër, duhet të çlirohet nga zona pellucida, një cipë e hollë e cila e mbështjell embrionin. Procesi gjatë të cilit çlirohet embrioni nga zona pellucida, quhet hatching. Ky proces mund të lehtësohet në mënyrë të tillë që pak para transferimit të embrionit bëhet një hapje e hollë e zonës pellucida. Në klinikën tonë kjo procedurë kryhet me anë të laserit më të sofistikuar përsa i përket assisted hatching.

Dhurimi i qelizave vezore dhe embrioneve – Teknikat e riprodhimit të asistuar, me qeliza vezore të dhuruara, rekomandohen te çiftet ku gratë përballen me probleme të llojeve të ndryshme, si: çrregullime hormonale, menopauza e hershme, endometriozë, faktorët imunologjike, anomali gjenetike ose kromozomike, cilësia e dobët e qelizave, si dhe te gratë që në të kaluarën kanë marrë kimioterapia. Dhurimi i qelizave vezore është anonime edhe për dhuruesi edhe për recipienti.

Teknikat për riprodhim të asistuar me embrione të dhuruara rekomandohen te çiftet tek të cilët, edhe burri edhe gruaja, kanë gametë (qeliza vezore dhe spermatozoide) me cilësi shumë të dobët, prandaj fekondimi nuk mund të realizohet nga shkaqet e ndryshme. Këto embrione krijohen nga spermatozoide të dhuruara dhe nga qelizat e dhuruara vezore. Rekomandohen për çiftet me sterilitet të diagnostikuar.

Për pacientet pa partner që duan të krijojnë familje, opsioni i parë është dhuruesi i spermatozoideve ndërsa opsioni i dytë është dhurimi i embrionit, veçanërisht kur qelizat vezore janë me cilësi më të dobët ose kur pacientja nuk ka qeliza vezore. Veçanërisht te pacientet në moshën mbi 45 vjeçare.  Për këto paciente kushti kryesor është që mitra ta mbajë shtatzëninë. Nuk ka kufi për pacientët. Më këtë metodë suksesi është mbi 50%.

Ngrirja e qelizave vezore – Ngrirja e qelizave vezore në spitalin tonë kryhet me anë të metodës së ngrirjes së shpejtë, domethënë, me anë të vitrifikimit i cili jep rezultate tepër të mira në mbijetesën e qelizave.

Ngrirja e qelizave vezore është një metodë e rëndësishme e kriokonservimit  në rastin e:

  • Pacienteve me kancer
  • Pacienteve të cilat duan ta shtyjnë amësinë
  • Pacientet të cilat përjetojnë reduktim të funksionit të vezoreve, dështim të parakohshëm ovarial, ciste ovariale
  • Ngrirja e indeve ovariale

ICSI është metodë efikase e fekondimit të qelizave vezë kur parametrat e ejakulatit nuk janë optimale ose kur metodat e mëparshme të fertilizimit nuk japin rezultate. Me ndihmën e metodës ICSI edhe rastet më të rënda të shterpësisë mashkullore, siç është numri i vogël i spermatozoideve ose mungesa e spermatozoideve në ejakulat, me sukses mund të trajtohen. Në këto raste me ndihmën e procedurave të caktuara spermatozoidet merren nga testikulli ose nga epididimusi.

 

PICSI – Zgjedhja e spermatozoideve cilësore është çelësi i suksesit të procedurës. Me procedurën PICSI mundësohet zgjedhja e spermatozoideve të pjekura për fekondimin e qelizave vezore. Përzgjidhen spermatozoidet të cilat kanë aftësi për t’u lidhur me hyaluronin dhe në këtë mënyrë rriten mundësitë për fekondim të suksesshëm të qelizave vezore, dhe në të njëjtën kohë reduktohet mundësia për shfaqjen e abortit spontan.

Ekipi ynë i gjinekologëve, embriologëve dhe andrologëve çdo ditë punon për nevojat e mijëra çifteve dhe i ofron këto shërbime:

  • Vlerësimi komplet klinik i shterpërisë te çifti
  •  Trajtimi i disfunksioneve gjinekologjike te gratë e reja ose te gratë në menopauzë
  •  Hirzutizmi dhe sindormi i hieprandrogjenit
  •  Induksioni i ovulimit
  •  Laparoskopi diagnostifikuese
  •  Hiperstimulimi i kontrolluar ovarial për riprodhim të asistuar
  •  Inseminimi intrauterin
  •  Histerosalpingografia
  •  Laparoskopia (kirurgji endometrike, kirurgjia rekonstruktive të pelvikut, miomektomia, salpingektomia, kirurgjia e cistës ovariale)
  •  Histeroskopia (polipektomia, resekcioni i septumit, miomektomia, ndarje në rast të lidhjes intrauterine)

Shërbime të laboratorit

  • Spermogram (analiza e ejakulatit)
  • Analiza e morfologjisë së spermatozoideve
  • Ngrirja e spermatozoideve nga ejakulati dhe indi testikular
  • Fertilizimi In vitro
  • Injeksioni intracitoplazmotik i spermatozoidit ICSI
  • Metoda mikro manipulative
  • Ekstrakcioni i spermatozoideve nga indi testikular TESE
  • Përzgjedhja e  spermatozoideve PISCI
  • Maturimi in vitro
  • rritja e shanseve për implantacion me Assisted hatching
  • Transferimi i blastociteve
  • Ngrirja e embrioneve dhe qelizave vezë
  • Embriotransferimi i embrioneve të ngrira FET

 

INFERTILITETI MASHKULLOR

Specialistët e Qendrës së infertilitetit mashkullor, ofrojnë një qasje unike dhe ekipore në diagnozën dhe trajtimin e infertilitetit mashkullor. Si Qendra e nivelit më të lartë, ne i ndjekim të gjitha tendencat më të fundit në botë, me qëllim për t’u ndihmuar çifteve që të mund të kenë pasardhës. Disponojmë ekipin dhe pajisjet për diagnozën e infertilitetit mashkullor, si dhe të gjitha llojet e trajtimeve mjekësore medikamentoze dhe kirurgjike për trajtimin e infertilitetit mashkullor.