Kirurgjia plastike dhe rikonstruktive

Departamenti i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive është i pajisur me teknologjinë më moderne dhe me ekip profesional të edukuar sipas shembullit të klinikave botërore për kirurgjinë e këtij lloji. Ekipi i kirurgëve plastik bashkëpunon edhe me mjekë të specializimeve të tjera me qëllim që pacientët të marrin kujdesin e duhur mjekësor dhe rezultate të dëshiruara.
INTERVENIMET
Kirurgjia rikonstruktive:
- Rindërtimi i lëndimeve në të gjithë trupin
- Trajtim kirurgjik i tumoreve sipërfaqësore në kokë dhe qafë
- Kirurgjia e pëllëmbës së dorës
- Rindërtimi i gjirit pas mastektomisë
Kirurgjia plastike:
- Rritje, zvogëlim ose ngritjr të gjinjve
- Korrigjim të veshëve
- Liposuksion
- Plastika abdominale
- Facelifting – ngritja e fëtyrës
- Trajtim me laser
- Korrigjim i gjinjve tek femrat dhe meshkujt
- Tërheqje të kapakëve të syrit (blefaroplastika)
- Operacion plastik i hundës
- Korrigjim i shenjave të plagëve (vragave)
Kirurgjia estetike
Kirurgjia estetike përfshin një numër të madh të procedurave, siç është zmadhimi, zvogëlimi ose ngritja e gjinjve, ngritja e ballit dhe pjesës së mesme të fytyrës (facelifting), blefaroplastika, korrigjimi i veshëve, tërheqja e barkut, liposuksioni, plotësimi me indin yndyror personal. Për pacientët tanë janë në dispozicion edhe metodat minimale invazive për përtëritje siç është botoksi dhe fileri, përtëritje me laser dhe shumë intervenime tjera, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje.
Kirurgjia rikonstruktive
Kirurgjia rindërtuese është një fushë e gjerë e kirurgjisë, e cila shërben për përmirësimin e formës dhe funksionit të një pjese të caktuar të trupit, i cili është lënduar ose është i sëmurë. Me ndihmën e kësaj kirurgjie korrigjohen mangësitë fizike, deformimet ose anomalitë të cilat janë jashtë standardeve të pranuara, pavarësisht nëse bëhet fjalë për anomali të lindura apo të shkaktuara nga lëndimet apo sëmundje të ndryshme.
Kirurgjia e pëllëmbës së dorës
Kirurgjia e pëllëmbës së dorës përfshin një numër të madh procedurash:
- zgjidhje të gjendjeve gjatë lëndimeve të pëllëmbës, gishtave, nervave dhe tetitave
- anomali të lindura: polidaktilia (prania e gishtave të tepërt) dhe sandaktilia (gishtat e bashkuar)
- sëmundja Dupuytren
- neuropati periferike kompresive (Sindromi Karpal tunel)
Trajtimi i djegieve
Në departamentin tonë trajtohen me sukses djegiet dhe komplikimet e vonshme nga djegiet siç janë kontrakturat, pamundësia e hapjes dhe mbylljes së kapakëve të syrit, deformimet e veshëve ose të hundës.
Tumoret e lëkurës
Një pjesë e kirurgjisë plastike është zgjidhja e tumoreve beninje dhe malinje të lëkurës.
Rindërtimi i gjirit
“Acibadem Sistina” ofron mundësi për trajtim estetik pas intervenimit kirurgjik të gjirit. Rindërtimi i gjirit mund të realizohet gjatë operacionit të tumorit ose më vonë, pas përfundimit të trajtimit onkologjik dhe radioterapeutik. Kirurgjia rindërtuese ndihmon në rritjen e vetëbesimit të gruas dhe zvogëlimin e traumave psiqike nga vetë operacioni. Për pacientet në “Acibadem Sistina” është angazhuar një ekip i ekspertëve, me qëllim që sa më shpejtë dhe pa dhimbje të tejkalohet ky problem postoperativ.
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.