fbpx
DEPARTAMENTET

Reumatologjia

 

E veçantë në departmentin e reumatologjisë është qasja multidisiplinare në trajtimin e sëmundjeve komplekse reumatike. Natyra komplekse e sëmundjeve autoimune zgjidhet me qasje algoritmike. Përvoja e specialistëve bashkë me pajisjet e sofistikuara (anti trupa të shumtë dhe metoda më moderne të CT, MRI, PET) të cilat i sigurojnë laboratorët diagnostifikues, garantojnë zgjidhje në kohë edhe të rasteve më komplekse dhe fillimi i trajtimit adekuat në kohë optimale.

DIAGNOZA E SHPEJTË DHE TRAJTIMI

Në fokusin e Repartit për reumatologji janë sëmundjet sistemore të lidhura indore, lupus eritem sistemor, poli-dermatomiozitis, skleroza sistemore, grupi i sëmundjeve me diversitet të madh – vaskulitis dhe shumë entitete tjera autoagresive të cilat e mbajnë shenjën autoimune.

Diagnoza kohore optimale e artrit reumatoid është kusht kryesor për fillimin në kohë të mjekimit dhe pengimit të invaliditetit të shpejtë.

Reparti për reumatologji siguron diagnozë të shpejtë dhe trajtim efikas të artritit kristalor (gisht, pseudogiht etj.), por e trajton edhe epideminë e shekullit 21 – osteoporoza. Të sëmurët me artrozë (osteoartrit) me manifestim klinik të boshtit kurrizor dhe nyejve periferike gjithashtu kanë mundësi që t’i lehtësojnë mundimet e veta dhe ta përmirësojnë kualitetin e jetës së tyre duke i përdorur shërbimet tona.

Misioni ynë është që të promovohet parandalimi, mjekimi dhe zbutja e pasojave nga sëmundjet reumatike përmes edukimit dhe përdorimit të protokolleve më moderne në mjekimin e këtyre pacientëve.

PROCEDURAT

– Instalimi epidural i ilaçeve

– Artrocenteza e instalim të ilaçeve

– Artrocenteza diagnostifikuese

– Artrocenteza evakuese

– Aplikacioni i ilaçit në strukturat e indeve të buta

 

reumatolog