fbpx
DEPARTAMENTET

REPARTI I PEDIATRISË

Spitali pediatrik mundëson trajtimin e fëmijëve të sëmurë nga mosha 0 deri në 16 vjeç. Kryen diagnostifikim dhe trajtim më të avancuar bazuar në protokollet e praktikuara botërore për trajtimin e sëmundjeve të fëmijëve. Ka 16 dhoma teke të dekoruara në mënyrë moderne, nga të cilat dy janë dhoma VIP dhe një izolim me presion negativ, të cilat plotësojnë kriteret më të larta shëndetësore dhe estetike. Dhomat dhe apartamentet janë të përshtatura për qëndrimin e një prindi me një fëmijë.