fbpx
DEPARTAMENTET

Reparti i alergologjise pulmonare

 

Reparti për pulmoalergologji i aplikon metodat më moderne në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të mushkërive. Qasja multidisiplinare mundnëson trajtim të suksesshëm edhe tek sëmundjet më të komplikuara të mushkërive.

 Alergija – astma

Këto sëmundje janë në rritje e sipër në vendin tonë. Problemet alergjike tregojnë spektër të gjerë të manifestimeve, nga teshtitja deri te astma. Krahas vendosjes së diagnozës së shpejtë për astmën bronkiale bëhet edhe fenotipizimi i saj, që është e domosdoshme për qasjen adekuate terapeutike. Në klinikën tonë bëhen teste të funksionit të respiratorit, teste të lëkurës për alergji, teste bronkodilatatore dhe teste bronkoprovokuese, me të cilat identifikohet shkaku dhe pesha e sëmundjeve alergjike dhe mjekohen në mënyrë adekuate.

  •  Teste të lëkurës dhe të gjakut për diagnozë

Diagnoza vendoset me ndihmën e testeve të lëkurës për aeroalergjene, të cilat janë të thjeshta, të shpejta dhe relativisht të sigurta, si metodë për identifikimin e shkaktuesit të alergjisë. Gjithashtu, ofrojmë edhe teste alergologjike në gjak me metodën RAST ose ELISA. Por, as testet pozitive të lëkurës dhe gjakut nuk e bëjnë diagnozën finale. Diagnozën përfundimtare e vendos pulmoalergologu pasiqë testet pozitive nuk do të thonë alergji, por mund të jenë edhe ndjeshmëri e teepërt.

  • Imunoterapia

Imunoterapia vepron mbi zvogëlimin ose zhdukjen e alergjisë për një periudhë të caktuar kohore. Imunoterapia nuk e ndryshon sistemin mbrojtës ndaj sëmundjeve tjera. Kjo terapi pengon që gjatë jetës së vet të fitoni astmë bronkiale edhe krahas asaj që keni rinitis alergjik.

HOBB

Kjo sëmundje më shpesh paraqitet si rezultat i pirjes shumëvjeçare të cigares dhe gjithmonë shkon me sëmundjet tjera. Në spitalin tonë ekziston mundësi për diagnozë zë hershme të HOBB, ndërsa trajtimi është shumë disiplinor nga ekipi i specialistëve profesionist nga fusha të caktuara. Te pacientët caktohet dhe përcillet rreziku për vdekshmëri, që jep mundësi në mënyrë terapeutike të ndikojë mbi prognozën e sëmundjes. Kryejmë edukimin e pacientëve për ndryshimin e stilit të jetës, si dhe për rehabilitimin në kushte shtëpiake. Në Repartin për pulmoalergologji trajtojmë edhe insuficienca respiratore gjatë keqësimit të HOBB dhe gjatë fazës terminale të HOBB me ventilim jo invaziv.

 

 

Kolla kronike

Kollë kronike quhet çdo kollë që zgjat më shumë se 8 javë, në rastin e fëmijëve për  4 javë. Kjo është një gjendje që shkakton jo vetëm siklet, por në disa situata tërësisht shqetëson jetesën normale duke shkaktuar çrregullime në gjumë dhe duke shkaktuar lodhje. Diagnoza vendoset me anë të historisë së gjerë dhe duke u njohur me sëmundjet dhe zakonet e mëparshme. Më pas bëhen testet diagnostikuese, zakonisht për  funksionin e mushkërive ku përfshihen  spirometria, matja e kapacitetit disfuzuk  apo bodipletizmografija, RTG e  mushkërive ,tomografia  kompjuterike  dhe bronkoskopia.

Bronkologjia

“Acibadem Sistina” ka kuadër me prëvojë nga fusha e diagnozës dhe trajtimit të tumoreve të mushkërive dhe mediastinumin. Në spitalin tonë në periudhë të shkurtër kohore mund të vendoset diagnoza e të gjitha hijeve të mushkërive duke iu falënderuar mundësisë në një vend të ketë ekip prej rëntgenologëve, pulmoalergologëve dhe kirurgëve torakal me përvojë. Në “Acibadem Sistina” ka infrastrukturë për diagnozë të avancuar dhe bronkoskopi terapeutike me mundësi për dezopstruksion endoskopie të bronkeve për shkak të stenozës malinje ose beninje të kanaleve të frymëmarrjes, si dhe për vendosjen e stenteve. Të gjitha procedurat realizohen në sallë operative me monitorim komplet të pacientit dhe me ndihmën e anesteziologut.

Programi i heqjes dorë nga pirja e duhanit

Ekipi i pulmoalergologëve do t’ju ndihmojë të lini duhanin nëpërmjet një programi të veçantë, këshilla dhe mbështetje profesionale. Pulmoalergologu  juaj do t’ju monitorojë gjatë gjithë procesit dhe do të jetë një motiv për marrjen e vendimit që të hiqni dorë nga ky ves i keq  i cili është i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm.

Sëmundje të pleurës

Në “Acibadem Sistina” kemi mundësi të kryejmë diagnozë komplete dhe trajtim të gjitha sëmundjeve të pleurës dhe mediastinumit. Në spitalin tonë realizohen eho të toraksit me mundësi për procedura intervenimi nën eho kontroll, si:

  • biopsia e verbër e pleurës
  •  punktime dhe biopsi me gjilpëra histologjike
  •  torakoskopia me talkim.

Eho metoda për pleurën përveç për diagnozë përdoret edhe për vëzhgimin e rezultatit nga terapia.