Radioterapia

Radioterapia në “Acibadem Sistina” kryhet me akseleratorin më të ri të terapisë së rrezatimit TRILOGY. Për herë të parë në rajon, falë aftësive teknologjike në dispozicion të spitalit “Acibadem Sistina”, gjatë planifikimit të trajtimit përdoret PET / CT, i cili lejon zbulimin e saktë të tumorit dhe organeve të shëndetshme, gjë e cila është thelbësore për rezultate të suksesshme të trajtimit me reduktim të efekteve anësore gjatë trajtimit.
Radioterapia
Radioterapia kryhet me anë të akseleratorit të fuqishëm Trilogy. Ai siguron trajtim të saktë me dozë të lartë rrezatimi kundrejt tumorit dhe me mbrojtje maksimale të indeve të shëndetshme përreth për një interval më të shkurtër kohor.
Teknikat të cilat përdoren gjatë aplikimit të radioterapisë
- Conformal Radiotherapy: (3D CRT) Conformal Radiotherapy
- IMRT : Intensity Modulated Radiation Therapy – teknikë e përmirësuar tri dimensionale
- SRT/SRS: Stereotactic Radiotherapy/Stereotactic Radiosurgery
Zbatimi ekzakt i këtyre teknikave është mundësuar me IGRT, që nënkupton planifikim më modern dhe kontroll të trajtimit rrezatues duke përdorur modalitete të ndryshme (MRI, PET/CT, CBCT, PV) – IGRT : Image Guided Radiation Therapy
Fushat për aplikim të radioterapisë
Varësisht nga qëllimi i trajtimit radioterapeutik, radioterapia mund të jetë:
- Radioterapia kurative
Duke pasur parasysh informatat e kapshme për sëmundjen, zbatohet kur sëmundja mund të shërohet tërësisht. Mund të aplikohet pavarësisht ose në kombinim me kirurgjinë dhe hemoterapinë.
- Radioterapia paliative
Aplikohet në kushte kur tërësisht është e pamundur të shërohet sëmundja. Qëllimi është që të parandalohen ose të zvogëlohen simptomat dhe të përmirësohet kualiteti i jetës te pacientët, të cilët janë të ballafaquar me sëmundje serioze dhe komplekse. Shembull, sëmundja e eshtrave nga e cila vuajnë pacientët me ndryshime të eshtrave mund të zvogëlohet me radioterapi, gjithashtu, me radioterapi mund të parandalohen edhe thyerjet patologjike në vendin kur ekzistojnë ndryshime. Gjakderdhjet e shkaktuara nga tumoret më të mëdhenj mund të vihen nën kontroll me përdorimin e radioterapisë. Dozat e përgjithshme të radioterapisë në këto raste janë më të vogla dhe kohëzgjatja e trajtimit është dukshëm më e shkurtër.
Radiokirurgjia
Radiokirurgjia është pjesë e terapisë rrezatuese me anë të së cilës trajtohen tumore, zakonisht në tru, të cilat nuk mund të mënjanohen në mënyrë kirurgjike. Kryhet me ndihmën e aparatit më të fuqishëm dhe më të sigurtë për radioterapi TRILOGY.
Më tepër informacion rreth Qendrës për onkologji dhe radioterapi lexoni në www.cancertreatment.mk
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.