fbpx
DEPARTAMENTET

Radiologjia diagnostifikuese dhe intervenuese

 

Departamenti i radiologjisë disponon teknologjinë më bashkëkohore e cila mundëson diagnozë të saktë dhe në kohë, si dhe kryerjen procedurave intervente. Regjistrimi i pajisjeve më të reja diagnostikuese është i sigurtë, me kohë të shkurtër dhe me dozë të ulët rrezatimi. Është departamenti i vetëm në vend i cili disponon resonancë magnetike 3 Tesla, e cila është një epokë e re në diagnostikim. Rezervimi i terminit është i shpejtë, pa listë pritjesh dhe rezultatet nga radiologu profesional merren në të njejtën ditë.

PROCEDURA TË DIGJITALIZUAR KONVENCIONALE RADIOLOGJIKE

  • Procedura native dhe kontraste diagnostifikuese dhe radiologjike për organet dhe sistemet
  •  Procedura native dhe kontraste radiologjike te foshnjat e porsalindura dhe fëmijët
  •  Procedura intervente jo vaskulare

Procedurat diagnostikuese dhe intervente të gjirit

  • Ultratingull i gjirit
  •  Mamografia digjitale
  •  Rezonanca magnetike e gjirit, biopsitë dhe markimi para operativ

Procedura ultra zëri për organet dhe sistemet (diagnostifikuese dhe intervente)

  • Trakti urinar dhe digjestiv
  • Indet e buta, muskujt, nyejt
  •  Eko të “apandesitit”

Tomografia kompjuterike (128 slice CT)

Tomografia e kompjuterizuar nëpër organe dhe sisteme (kokë, qafë, shpinë, mushkëri, bark) siguron bronkoskopi virtuale dhe kolonoskopi, arterie periferike, arterie të qafës dhe arterie kardiake, calcium score, shqyrtime të perfuzionit, procedura ndërhyrëse (biopsi, drenazhim/kullim). Me përfshirjen  e pajisjeve teknologjike më të sofistikuara , arrihet një nga standardet më të rëndësishme në radiologjinë moderne, e cila jep dozë më të ulët rrezatimi tek pacienti deri në 40%.

 

 

Rezonanca magnetike (MRI 3 Tesla)

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë të parë në vendin tonë në “Acibadem Sistina”. Me MRI 3 Tesla koha e filmimit është e reduktuar me 30% në krahasim me MRI 1,5 Tesla. Në të njejtën kohë, fuqia e fushës magnetike e cila është dy herë më e madhe, mundëson një shfaqje të saktë të strukturave  dhe organeve të brendshme, si dhe detektimin e ndryshimeve të cilat janë të padukshme me MRI 1,5 Tesla. Rritja e komoditetit të pacientit gjatë kryerjes së filmimit, mundësohet me anë të cilindrit i cili është 70 cm më i madh. Ky komoditet është i plotësuar gjithashtu me anë të tavolinës  në të cilën kryhet filmimi, e cila parashikohet të mbaj një peshë trupore deri në 250 kg. Në këtë aparat të fuqishëm mund të bëhet kontrolli  i të gjithë trupit për më pak se 1 orë, pa rrezatim dhe pa lëndë kontrasti.

Rezonanca magnetike (MRI 1.5 Tesla)

Aparati për rezonancë magnetike paraqet një nga arritjet më të reja tekniko-teknologjik në mjekësinë moderne, që përdoret gjatë diagnostifikimit të një numri të madh të ndryshimeve në trupin e njeriut për sistemet dhe organet (koka, qafa, boshti me palcën kurrizore, mushkëritë, abdomen, pasqyrë e trungut bilio-penkreatik). Në spitalin tonë është e kapshme MRI për organet dhe sistemet, MRI funksionale (difuzion, perfuzion), muskuli i zemrës me perfuzion, enët e gjakut, MRI i fetusit, MRI i gjirit. Në kuadër të rezonancës magnetike është edhe aparati më modern për anestezion, i cili mundëson që procedura e incizimit të realizohet me siguri te të sëmurët rëndë dhe pacientët me fobi nga incizimi.

DSA (angiografia digjitale suptrakcione – Digital Subtraction Angiography)

  • Procedura angiografike diagnostifikuese
  •  flebografia
  •  i.v. angiografi
  •  angiografi diagnistifikuese e enëve të gjakut periferike, nefroangiografi, aortografi, angiografi e artereve të qafës (karotide, vertebrale), nefroangiografi, angiografi pancerebrale, angiografi spinale
  •  Procedura intervente e enëve të gjakut

Një pjesë e procedurave vaskulare intervente përdoren për mjekimin e sëmundjeve të artereve periferike dhe venave. Ngushtimi i artereve dhe venave trajtohen me balon diletacion. Nëse diletacioni është i pamjaftueshëm në vendin e ngushtimit, vendoset stenti i cili e zgjeron enën e gjakut. Në rastet e mbylljes së enës së gjakut për shkak të trombozës përdoret tromboliza, e cila nëse realizohet në kohë mund të shmagen disa pasoja të përhershme neurologjike. Te disa sëmundje paraqitet nevoja nga mbyllja e enës së gjakut që të mundësohet qarkullimi i furnizimit me gjak deri te vendi i sëmurë ose i dëmtuar. Për këtë qëllim përdoren procedura embolizuese intervente. Procedurat vaskulare intervente përdoren edhe gjatë mjekimit të aneurizmave të aortës abdominale ose torakale. Në dekadën e fundit më shumë e më shumë përdoren edhe për trajtimin e aneurizmave ose malformimeve të artereve dhe venave të enëve të gjakut të trurit ose të palcës kurrizore. Një pjesë e këtyre intervenimeve zëvendësojnë trajtim kirurgjik ose për përgatitje për trajtim më të mirë kirurgjik.

 

 

Procedurat intervente jo vaskulare

Nga procedurat intervente jo vaskulare te ne janë prezent: balon diletacioni i stenozave të ezofagut, uretra mashkullore, zorra e trashë. Në Repart realizohen:

  • tentimi i përkohshëm ose i përhershëm (paliativ) i ezofagut,
  •  uretra mashkullore,
  •  drenazha perkutana e apscesive,
  •  derdhje pleurale,
  •  drenazh biliare perkutana,
  •  drenazh perkutana e urinomit
  •  vendosja e nefrostomeve perkutana
  •  TK ose ultratingulli të udhëhequr me biopsi ( ‘core’ – biopsi dhe biopsi me gjilpërë të hollë (FNAC) )
  •  bllokadë perkutana e nervave ose pleksuseve nervore