fbpx
DEPARTAMENTET

Psikiatria

 

Në repartin e psikiatrisë dhe psikologjisë mjekësore, psikiatrit dhe psikologët klinik mundësojnë diagnozë gjithëpërfshirëse dhe trajtim të personave të cilët kërkojnë ndihmë, trajtim medikamentoz, psikoterapi ose vetëm këshillim për përballje më të mirë me problemet e përditshme jetësore. Kryesisht,  veprimtaria kryesore e repartit është e lidhur me pacientët të cilët gjenden në trajtim në “Acibadem Sistina” të cilët kanë nevojë nga mbështetja psikologjike.

PËRBALLJA ME STRESIN

Pasojat nga stresi që zgjat shumë, kronik mund të manifestohen si ndryshime në sjellje në formë të tensionit, frikës, ndjeshmërisë së tepërt, depresionit, konfuzionit, probleme me përqendrimin dhe të mbajturit mend, tërheqja, izolimi nga kontaktet sociale, si dhe simptoma trupore dhe sëmundje trupore të natyrës së ndryshme, të ashtuquajtur sëmundje psikomatike. Mbështetja psikologjike në formë të këshillimit për shkaqet e tejkalimit të stresit në masë të madhe mund ta zvogëlojë tensionin e vazhdueshëm që personi e ndjen dhe dukshëm ta përmirësojë kualitetin e jetës, e me këtë edhe ta ruajë shëndetin e mirë psikik, e para së gjithash atë trupor.

 

 

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI

  • Trajtimi psikiatrik në ambulancë i të gjitha llojeve të problemeve psikike
  •  Higjiena mentale për përballjen me stresin
  •  Këshillimi për përmirësimin e funksionimit profesional
  •  Avancimi i mirëqenies psikologjike i nënës gjatë shtatzënisë
  •  Mbështetja këshilluese për pacientët e hospitalizuar, si dhe gjatë procedurave mjekësore
  •  Përgatitja psikologjike dhe mbështetja në periudhën para operative dhe pas operative.
  •  Psikoterapia e personave me sëmundje psikosomatike