fbpx
DEPARTAMENTET

Pediatria

 

Departamenti pediatrik është i përbërë nga poliklinika, spitali ditor, stacionar (hospitalizimi) dhe qendra urgjente. Ekipi pediatrik përbëhet nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve më të ndërlikuara tek fëmijët. Departamenti ka një dizajn unik me elemente fëmijërore, me qëllim që pacientët tanë të vegjël të mos ndjejnë se ndodhen në spital, dhe për të eliminuar frikën ndaj vizitës tek mjeku.

POLIKLINIKA

Në pjesën poliklinike, ekipi me eksperiencë i pediatërve kujdeset për shëndetin e fëmijëve, duke filluar nga foshnjat e porsalindura deri tek në moshën 16 vjeçare. Në poliklinikë kryhen të gjitha kontrollet preventive, shqyrtime dhe ndjekje  të zhvillimit psikomotorik tek fëmijët e shëndetshëm. Këtu kryhen edhe këtrollet e fëmijëve të sëmurë me qëllim diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve tek fëmijët. Përsa i përket sëmundjeve specifike, në dispozicion është ekipi i mjekëve pediatër të specializuar në fushën e kardiologjisë, pulmoalergologjisë, neurologjisë dhe nefrologjisë. Poliklinika është e përbërë nga ordinancë specialistike dhe subspecialistike të dizajnuara në mënyrë për të krijuar komfort dhe rehati gjatë qëndrimit.

STACIONARI

Stacionar pediatrik mundëson trajtimin e fëmijëve të sëmurë duke filluar nga foshnjat e porsalindura deri tek në moshën 16 vjeçare.këtu bëhen diagnostikimet dhe trajtimet më bashkëkohore në protokolle botërore të praktikuara për trajtimin e sëmundjeve tek fëmijët. Disponon 15 shtretër tek,modern, të cilët i plotësojnë kriteret më të larta shëndetëore dhe estetike. Dhomat dhe apartamentet janë të përshtatura për qëndrimin e prindërit me fëmijën.

QENDRA URGJENTE PEDIATRIKE

Me qëllimin që kujdesi për fëmijën e sëmurë të jetë i disponueshëm në çdo kohë, në kuadër të departamentit funksionon edhe qendra urgjente pediatrike më bashkëkohore. E hartuar është sipas qendrave urgjente të njohura botëror, dhe kjo e bën qendrën kryesore pediatrike në rajon. Këtu punon një ekip mjkësht multidisiplinar të cilët trajtojnë të gjitha sëmundjet e fëmijëve. Qendra urgjente funksionon 24 orë çdo ditë të javës.

 

 

SUBSPECIALITETET

Për sëmundjet specifike i disponueshëm është ekipi i mjekëve pediatrik subspecialistë në kardiologji, pulmoalergologji, neurologji dhe nefrologji.

Kardiologjia dhe reumatologjia. Kujdesi për një zemër të shëndetshme të fëmjës tone fillon që në shtatzëni. Në “Acibadem Sistina” grate shtatzëna kanë mundësi për kryerjen e ekokardiografisë fetale e cila lejon zbulimin e hershëm të anomalive kardiake në fetus. Ekipi i kardiologëve kryen skrining kardiologjik tek foshnjat e porsalindura dhe eko tek fëmijët. Një theks i veçantë vihet në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve reumatike.

Pulmoalergologjia. Përvoja e ekipit të pulmoalergologëve ofron një diagnozë të llojit të alergjisë me teste alergjike të lëkurës, zbulimin e shkaqeve të kollës, diagnozën me FeNO – oksid nitrik – matjen e shkallës së ndjeshmërisë bronkiale alergjike, zbulimin e astmës dhe matjen e shkallës së rrjedhjes së ajrit nëpërmjet kanalit të frymëmarrjes me test për funksionit e mushkërive.

Neurologjia. Falë ekspertëve të provuar në Departamentin e Pediatrisë, është në dispozicion një diagnozë dhe trajtim i kushteve neurologjike në fëmijëri (monitorimi i zhvillimit të foshnjave të lindura  para kohepër shkak të shtatzënisë së rrezikshme, epilepsive dhe sindroma epileptike në fëmijëri, sëmundjet neuro-muskulore, infeksionet e sistemit neuro-muskulor, sëmundjet imunologjike dhe degjenerative të sistemit nervor, dhimbje koke akute dhe kronike, çrregullime të zhvillimit).

Nefrologjia. Kontrolli subspecialistik tek mjeku pediatër nefrolog ofron mundësi për zbulimin e hershëm të keqformimeve kongjenitale të sistemit urinar, skrining ekografik nefrologjik neonatal, diagnozë të hershme dhe trajtim të infeksioneve urinare tek fëmijët, si dhe zbulimin e hershëm dhe ndjekjen e sëmundjeve kronike nefrologjike. Në spitalin tonë mund të bëhen edhe kontrolle konsultative për vendosjen e trajtimit operativ të sëmundjes nefrologjike.

Hemato-onkologjia.  Me futjen e hemato-onkologjisë për fëmijë “Acibadem Sistina” është bërë spitali i parë privat i cili ofron diagnozë dhe trajtim për sëmundjet hemato-onkologjike për fëmijë. Në fushën e hematologjisë për fëmijë ekziston mundësia për diagnozën dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve të kësaj fushe, duke filluar nga çrregullimi i linjës së eritrociteve, të gjitha llojet e anemive, më pas çrregullimin e linjës së leukociteve në kuptimin e leukocitozave dhe leukopenive, çrregullime të linjës së trombociteve ndër të cilat më të zakonshme janë trombocitopenitë, inflamacionet akute dhe kronike të nyjeve limfatike dhe çrregumimet e koagulimit. Në pjesën onkologjike ekziston mundësia për diagnozën e sëmundjeve malinjetek fëmijët, ato janë zakonisht leukemitë limfoblaste, ndërsa përsa i përket tumoreve solide tek fëmijët më të shpeshta janë tumoret e sistemit qëndror nervor.

Për diagnostikimin e tumoreve solide tek fëmijët në “Acibadem Sistina” ekziston aparatura bashkëkohore e diagnostikimit, mundësia për përcaktimin e tumor-markerave  specifikë, kor-biopsia dhe diagnoza patohistologjike, mundësia për intervenimin kirurgjik nga ana e mjekut kirurg dhe neurokirurg, si dhe akseleratori më bashkëkohorë për terapinë me rrezatim.

KIRURGJIA PËR FËMIJË

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” kryhet një spektër i gjërë i intervenimeve kirurgjike për fëmijë (kirurgjia neonatale, urologjia, trauma tek fëmijët, kirurgjia torakale për fëmijë, kirurgjia onkologjike për fëmijë, kirurgjia plastike për fëmijë, trajtimi minimalisht invaziv, laparoskopia, citoskopia dhe toraskopia).

 

 

QENDRA PËR ZBULIMIN E HERSHËM DHE TRAJTIMIN E FËMIJËVE ME PROBLEME TË ZHVILLIMIT

Zbulimi i hershëm i devijimeve të zhvillimit tek fëmijët dhe trajtimi në kohë, janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre pacientëve. Në qendrën tonë ekziston një ekip multidisiplinar i përbërë nga pediatër i zhvilluar, neurolog pediatrik dhe  defektolog, të cilët bëjnë të mundur trajtimin e njëkohshëm të fëmijës, korrelimin (lidhjen) e rezultateve të marra dhe monitorimin e vazhdueshëm të efekteve të trajtimit. Trajtimi për çdo fëmijë është individual, me një plan pune të paracaktuar i cili jep rezultate të suksesshme. Departamenti ka një dizajn unik me dominimin e elementeve për fëmijë, në mënyrë që pacientët tanë të vegjël të mos ndjejnë se ndodhen në spital dhe të eliminojnë frikën e vizitës tek mjeku.

Spitali ditor

Spitali ditor, me një kapacitet prej 4 (katër) shtretër, lejon dhe mundëson kujdesin e fëmijës së sëmurë i cili ka nevojë për një periudhë të shkurtër qëndrimi në spital. Në këtë seksion (pjesë) zbatohet terapia me infuzion, si dhe aplikimi i ilaçeve, rihidratimi dhe inhalimi i pacientëve të vegjël.