Otorinolaringologjia

Ekipi me përvojë i specialistëve të ORL mundëson diagnose, trajtim për të gjitha sëmundjet e veshit, fytit dhe hundës. Ekipi I mjekëve përbëhet nga ekspertë me përvojë shumë vjeçare, për kryerjen e intervenimeve kirurgjikale më të ndërlikuara tek fëmijët dhe të rriturit.
Fusha speciale të ORL:
- Otologjia – neurootologjia
- Otokirurgjia dhe kirurgjia e çrregullimeve konduktive të dëgjimit
- Rinologjia
- Kirurgjia endoskopike funksionale e sinuseve paranazale
- Otorinolaringologjia pediatrike
- Laringologjia dhe kirurgjia e kokës dhe qafës
- Foniatria dhe kirurgjia foniatrike
- Audiologjia
- Çrregullime të dëgjimit dhe ekuilibrimit
Otologjia–neurootologjia dhe otokirurgjia
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve akute dhe kronike të veshit. Trajtimi kirurgjik i mastoideve akute, otiti kronik, holesteatomi. Kirurgjia e çrregullimeve konduktive të dëgjimit. Trajtimi kirurgjik i otosklerozës, timpanoplastika, rikonstruimi i zinxhirit osikular.
Rinologjia
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të hundës dhe sinuseve paranazale. Trajtimi i riniteve alergjike. Kirurgjia endoskopike funksionale e sinuseve paranazale. Trajtimi kirurgjik i sinuseve akut dhe kronik dhe polipoza e hundës. Trajtimi endoskopik i epistakseve. Trajtimi kirurgjik i devijimeve të murit ndarës të hundës.
Otorinolaringologjia pediatrike
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve të bajameve dhe vegjetacionet adenoide, slip apnea obstruktive, otiti sekretues në moshën fëmijërore. Trajtimi i malformimeve kongjenitale, si choanal atresia, anomali të lindura në vesh, laring etj.
Laringologjia dhe kirurgjia e kokëgdheqafës
Diagnoza dhe trajtimi kirurgjik i tumoreve beninje dhe malinje i regjionit laringo hipofaringeal. Video laringoskopia. Kirurgjia foniatrike dhe kirurgjia e telave të zërit. Trajtimi kirurgjik i sëmundjeve malinje të laringut, kokës dhe qafës. Përcjellja pas operative dhe trajtimi.
Audiologjia
Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve audio-vestibulare. Trajtimi i marramendjes, tinitusi, të shurdhrit akut dhe dëmtimet e dëgjimit. Skrining i dëgjimit te foshnjat e porsalindura dhe fëmijët.
Implantet kokleare
Implanti koklear është një pajisje mjekësore elektronike e cila zëvendëson funksionin e dëmtuar të dëgjimit të veshit. Ndryshe nga aparatët e tjerë të cilët rrisin volumin, implanti koklear zëvendëson funksionin e kërmillit të veshit dhe dërgon sinjale në tru. Tek disa pacientë mund të implantohen të dy veshët pasi me anë të dëgjimit nga të dy veshët, përmirësohet lokalizimi i zërit dhe dëgjimi në një mjedis të zhurmshëm është më i mirë.

Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.