fbpx
DEPARTAMENTET

Onkologjia dhe radioterapia

 

Në departamentin e onkologjisë mjekësore pacientët marrin një plan individual për trajtim nga ana e ekipit multidisiplinar të specialistëve. Për herë të parë në rajon përdoret mënyra më bashkëkohore për zbulimin e hershëm dhe ndjekjen e sëmundjeve malinje me anë të përdorimit të aparatit PET/CT. Për pacientët është në disponim hemioterapia më bashkëkohore, terapia hormonale, imunoterapia dhe terapia e synuar (biologjike).

Trajtimi krijohet varësisht nga tipi histologjik i tumorit (qelizat nga të cilat e ka origjinën), organi nga i cili e ka origjinën, si dhe shkalla e përhapjes lokale-rajonale të sëmundjes ose ekzistimi i mundshëm i metastazave të largëta. Te sëmundjet malinje ekzistojnë dy mënyra të trajtimit, trajtimi adjuvant qëllimi i të cilit është zvogëlimi i rrezikut nga përsëritja e sëmundjes dhe neoadjuvant – me qëllim që të zvogëlohet dimensioni i tumorit dhe të sigurohet operimi i tij ose paliativ me qëllim të kontrollit të simptomave me çka sigurohet cilësi më e mirë e jetës. Trajtimi mund të realizohet si individual ose në kombinim me modalitete tjera të trajtimit (kirurgjia, radioterapia). Ekipi profesional përveç me krijimin e trajtimit, si dhe me zbatimin e tij, kujdeset edhe për vëzhgimin e vazhdueshëm të pacientëve pas përfundimit të modaliteteve të planifikuara të trajtimit, këshillimit dhe edukimit shëndetësor të anëtarëve të familjes për parandalimin e rreziqeve nga paraqitja e sëmundjes malinje, si dhe zbulimi i saj i hershëm.

Lokalizimet e sëmundjeve malinje të trajtuara më së shpeshti:

  • Kanceri i gjirit
  • Tumore të trurit
  •  Kanceri i mushkërive
  •  Kanceri i zorrës së trashë dhe rektumit
  •  Kanceri i lukthit
  •  Kanceri i pankreasit
  •  Kanceri i heparit
  •  Kanceri i prostatës
  •  Kanceri i mitrës
  •  Kanceri i vezoreve
  •  Kanceri i fshikëzës së urinës
  •  Kanceri i testkujve
  •  Tumore të kokës dhe qafës
  •  Tumore të eshtrave
  •  Tumore të indeve të buta

 

 

Modalitete të trajtimit të cilat aplikohen nga ana e ekipit profesionist të “Acibadem Sistina”

  • Hemoterapia– nënkupton aplikimin e ilaçeve në venë ose në mënyrë orale, qëllimi i të cilave është shkatërrimi i qelizave kancer, gjatë të cilit kombinohen më shumë preparate citostatike me mekanizëm të ndryshëm të veprimit. Në spitalin “Acibadem Sistina” ekipi i onkologëve vazhdimisht i ndjek arritjet më të reja në onkologji, si dhe aplikimi i tyre efektiv në pajtim me standardet e pranuara.
  • Terapia hormonale nënkupton përdorimin e ilaçeve te tumoret te të cilët ekziston varësi hormonale si kanceri i prostatës dhe kanceri i gjirit. Pjesa më e madhe nga preparatet aplikohen në mënyrë orale, por ekziston mundësi edhe për aplikim muskulor të preparateve të caktuara nga ky grup.
  • Imunoterapia-nënkupton përdorimin e substancave, të cilat sistem imun i prodhon në mënyrë të natyrshme dhe përdoren që t’i identifikojnë dhe t’i shkatërrojnë qelizat kancer me aktivizimin e sistemit imun.
  • Terapia qëllimore ose terapia biologjike-një nga zbulimet më të rëndësishme gjatë dekadës së fundit në onkologji janë preparatet me efikasitet të lartë biologjik, me efekte të padëshiruara minimale të cilat veprojnë ndaj receptorëve adekuat (targete – qëllime) të cilat gjenden në qelizën tumore, ndërsa nuk gjenden te qelizat normale. Tipi i këtillë i terapisë bashkëkohore onkologjike gjeti zbatim  te llojet e ndryshme të kancerit, veçanërisht te kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe veshkës.Më shumë informatë për Qendrën e onkologjisë dhe radioterapisë lexoni në  www.cancertreatment.mk.