Neurokirurgjia

Ky department drejtohet nga neurokirurgu eminent Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, i cili kryen intervenimet më të komplikuara neurokirurgjikale. Intervenimet bëhen me neuromonitorim, procedure e cila ofron siguri për pacientët duke shmangur mundësitë e shfaqjes së komplikimeve dhe dëmtimit të indit nervor. Operacionet kryhen me anë të mikroskopit neurokirurgjik më të ri, I cili mundëson një pamje të qartë dhe të detajuar të zonës në të cilën kryhet operacioni.
TRAJTIMI I GJENDJEVE DHE SËMUNDJEVE NEUROKIRURGJIKALE
Ekipi me përvojë i neurokirurgëve me metodat më bashkëkohore, punon sipas standardeve botërore dhe kryen intervenimet më të komplikuara në fushën e neurokirurgjisë. Falë ekspertizës dhe teknologjisë bashkëkohore, departamenti ofron diagnozë dhe trajtim për të gjitha sëmundjet e trurit tek fëmijët dhe pacientët e rritur.
- Çrregullimet degjenerative të boshtit (hernia diskale, stenozat e boshtit, jo stabiliteti i boshtit)
- Tumoret e boshtit
- Sëmundjet vaskulare të trurit (aneurizma, AVM )
- Lëndime të kokës
- Hematome intrakraniale
- Sëmundje vaskulare të boshtit
- Tumore të trurit
- Hidrocefalus dhe komplikime të ndërlidhjes
- Tumore të hipofizës
- Neuorokirurgjia funksionale (epilepsia-dhimbje)
- Nervat periferike (lëndimet, tumoret, kompresioni)
- Tumoret intraorbitale
KIRURGJIA E TRURIT
- tumoret e trurit (beninj, malinj);;
- sëmundje vaskulare (trajtimi i sulmeve në tru)
- sëmundje vaskulare kongjenitale (AVM, kavernoma, aneurizma);
- hematomi intracerebral (gjakderdhje të trurit);
- hidrocefalus (edem i trurit);
- trauma (lëndime kraniocderebrale);
- infektime (apsces);
Kirurgjia e bushtit që lidhet me trurin (medulla spinalis)
Diagnoza e saktë dhe trajtimi i: dhimbjes në qafë dhe në krye, hernia e qafës dhe në pjesën e kryqeve të boshtit kurrizor, kanali i ngushtuar i boshtit, defekte kongjenitale dhe strukturore të medullës, problemi i plakjes së medullës dhe sëmundje të ngjashme të cilat e shkaktojnë këtë gjendje. Ekipi ynë me sukses i trajton këto gjendje lidhur me trajtimin jo të suksesshëm operativ të dhimbjes në pjesën e kurrizit.
QASJE MULTIDISIPLINARE
Në mjekim ofrojmë qasje shumë disiplinore me ekip të ortopedëve/traumatologëve, psikiatërve dhe fiziatrëve nga “Acibadem Sistina”:
- dikus hernia;
- hernia e qafës (cervikale),
- hernia e kurrizit (torakale),
- hernia e kryqeve (lumbale)
- tumoret (beninj, malinj);
- sëmundje vaskulare (kongjenitale – AVM);
- gjakderdhje në medullë (hematome intraspinale);
- trauma e medullës;
- infektimet (apsces).
KIRURGJIA E SISTEMIT NERVOR PERIFERIK
- trauma (lëndimet);
- kompresioni (sindromi kompresiv).
NEUROONKOLOGJIA
Trajtimi kirurgjik i të gjitha llojeve të tumoreve të trurit dhe palcës kurrizore: menimgioma, tumore gliale, tumore të këndit cerebelopontin, hipofiza, trungu cerebral, tumoret e zbrazëtirës së pasme të kafkës, tumore në bazën e kafkës, tumoret e boshtit kurrizor esktramedular ose intramedular, lezionet calcarial, kirururgjia cranioplasty, kirurgjia kraniofaciale.
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.