NEONATOLOGJIA DHE KUJDESI INTENSIV NEONATAL

Departamenti i neonatologjisë kujdeset për shëndetin dhe mirëqenën e foshnjave të shëndetshme nëpërmjet ndjekjes së rritjes dhe zhvillimit të tyre, vendoset diagnoza, trajtimi dhe ndjekjen foshnjat e porsalindura që janë të sëmurë. Departamenti punon sipas parimit të rooming-in qëndrim 24 orësh të foshnjës së porsalindur dhe nënës së bashku në dhomë (nga momenti i lindjes deri në ditën e lëshimit të maternitetit). Në këtë departament punon ekipi më i mirë i pediatërve, neonatologëve si dhe inferiere ttë cilat mundësojnë edhe vizitën patronazhe me anë të kërkesës suaj. Spitali ynë ka marrë certifikate dhe është i akredituar si “Spital mik i foshnjave”.

Shërbimi i transportit urgjent
Njësia e specializuar mobile për transport dhe kujdes intensiv të foshnjave të porsalindura që janë rëndë të sëmurë dhe foshnjave në gji
- Disponon me: Automjet më modern sanitar transportues; Pajisje të sofistikuar – inkubator transportues, respirator transportues, monitor, set për intubacion, infuziomatë; Ekip profesional i mjekëve-specialistë dhe infermiere
- Realizon: Transportim nga një qendër mjekësore në një tjetër në vend dhe në rajon, si dhe transport drejt dhe nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” të foshnjave të porsalindura në gjendje kritike për trajtim të mëtejshëm.
- Ekipin transportues e përbëjnë gjashtë mjekë specialistë, të trajnuar për kujdes intensiv dhe realizimin e këtij lloji të transportit dhe pesë infermiere me përvojë për kujdes intensiv.
Njësia më bashkëkohore e neonatologjisë dhe kujdesit intenziv neonatal
Njësia e kujdesit intenziv neonatal është e pajisur me aparaturat më bashkëkohore si inkubatorë, aparate për ventilim mekanik invaziv dhe joinvaziv, ushqim i plotë parenteral dhe enteral. Kujdesi për foshnjën tuaj mundësohet nga ekipi më me përvojë i neonatologëve -intenzivistë në vendin tonë.
Departamenti i kujdesit intenziv është i hapur për pranimin e pacientëve të jashtëm (foshnja të lindura në qendra të tjera mjekësore) të cilët kanë nevojë për shërbimet e kujdesit të veçantë dhe terapitë që ofron spitali ynë.
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.