fbpx
DEPARTAMENTET

Nefrologji

 

Departamenti i nefrologjisë mundëson ndjekjen e vazhdueshme të pacientëve me sëmundjeve të veshkave, këshilla nefrologjike për pacientët dhe familjarët e tyre për parandalimin e sëmundjeve  të veshkave, si dhe vlerësimin e faktorëve të rrezikut për zhvillim e sëmundjeve të veshkave. Ekipi ynë ju ofron qasje të vetme dhe të integruar për kujdesin e shëndetit të veshkave tuaja duke ju mundësuar në të njejtën kohë konsultime  urologjike dhe kardiologjike.

KONTROLLET AMBULATORE DHE PROCEDURAT

  • analizë mikroskopike të sedimentit urinar me interpretim dhe këshillim nefrologjik,
  • konsultimi nefrologjik për infeksionet urinare
  • kontroll me eko i sistemit urinar, gjëndrave mbiveshkore dhe prostatës
  • kontroll me eko i organeve të stomakut
  • kontroll me eko i testiteve, gjëndrave para tiroide
  • eko me dopler të enëve të gjakut të veshkave
  • vendosje dhe ndërrim i kateterit urinar
  • terapi dhe ndjekje nefrologjik  tek një grup i veçantë pacientësh (pacientë me veshkë të transplantuar, pacientë me nefropati diabetike), dëbësim kronik të veshkave
  • trajtim i hipertensionit arterial
  • mjekimi i infeksioneve të kanaleve urinare
  • glomerulonefritët dhe imunonefropati të tjera
  • anemi me origjinë renale
  • nefropati diabetike
  • sëmundje kronike të veshkave
  • përgatitje për transplantimin e veshkave
  • intervenime nën kontrollin e ultratingullit

QENDRA PËR DHIMBJEN E VESHKAVE

Qendra për dhimbjen e veshkave mundëson ndërprerje të shpejt dhe efikase të dhimbjeve të mesit, diagnozë dhe qetësim të dhimbjeve. Pacientët në çdo kohë mund të konsultohen për gurët në veshka, diagnozën dhe trajtimin e dhimbjeve në veshka.

PROCEDURA INTERVENTE NËN KONTROLLIN E EKOS

  • Biopsia e veshkave
  •  Biopsia e prostatës
  •  Vendosja dhe mirëmbajtja e nefrostomës
  •  Punktimi i cistës në veshka
  • Vendosja e katetrës qëndrore venoze si një qasje e gjakut për hemodializë