fbpx
DEPARTAMENTET

Mjekësia nukleare

 

Në “Acibadem Sistina” ekziston reparti i parë privat për mjekësi nukleare në R. Maqedonisë, i dizajnuar dhe i pasur sipas standardeve europiane për mbrojtje dhe siguri gjatë punës me burime të hapura të rrezatimeve jonizuese. Reparti përbëhet nga kabineti për mjekësi nukleare, kabineti për terapi radionuklide dhe kabineti për diagnozë dhe trajtim të sëmundjeve të gjëndrës tiroide.

Kamera SPECT gama

Kabineti për mjekësi nukleare disponon me SPECT kamerë kompakte me shumë operacione me dy detektorë të cilët mundësojnë realizimin e paletës së gjerë të ekzaminimeve nukleare mjekësore diagnistifikuese. Ndieshmëria e gama kamerës, si dhe protokollet për post procedimin japin kualitet diagnostifikues të incizimeve të fituara në dobi të dozës së reduktuar të radioaktivitetit te pacienti. Gama kamera është e integruar në sistemin për komunikim mes modaliteteve dhe arkivimit të informatave, me çlka është fituar opsioni për SPECT/CT, SPECT/MRI fuzion hibrid të incizimeve.

Laboratori radiofarmaceutik 

Është i pajisur me digestor të gjeneratës më të re (Lamin Air) për punë me materie të rrezikshme. Në atë janë inkorporuar doza-kalibratori për matjen e radioaktivitetit, lifti për manipulim automatik të gjeneratorit të elementeve radioaktive, si dhe hapësira e mbrojtur për deponimin e përkohshëm të mbeturinave radioaktive, i kontaminuar gjatë procesit të shënimit të preparateve farmaceutike. Në stacionin e posaçëm punues realizohet caktimi i elementeve të gjakut me preparate radiofarmaceutike.

 

 

Kabineti për terapi radionuklide 

Disponon me apartament me një krevat për trajtimin e pacientëve me izotope radioaktive, i dizajnuar enkas për mbrojtje maksimale të pacientit, personelit dhe ambientit. Në atë administrohet terapia me radiojod te pacientët me indikacion adekuat, si dhe terapia paliative te dhimbjet si pasojë e metastazave të eshtrave.

Kabineti për diagnozë dhe trajtim të sëmundjeve të gjëndrës tiroide

Ofron pasqyrë klinike kualitative, ekzaminim ultrasonografik të gjëndrës tiroide dhe paratiroide me aparat ekografik modern, ekzaminime laboratorike të hormoneve tiroide, scintigrafi të gjëndrës tiroide, biopsi punkcionale në përcjellje të Ultrazërit. E gjithë kjo kontribuon për vendosjen e shpejtë të diagnozës te pacientët me sëmundje të gjëndrës tiroide, e me këtë edhe për fillimin me kohë të terapisë adekuate.