fbpx
DEPARTAMENTET

MIKROBIOLOGJIA DHE PARAZITOLOGJIA

Detyra e laboratorit të mikrobiologjisë dhe parazitologjisë është të specifikojë agjentët etiologjikë që shkaktojnë infeksione. Këto mund të jenë: bakteret, viruset, kërpudhat ose parazitë.

Njohja e saktë e agjentit shkaktar të infeksionit është e rëndësishme për një diagnozë të saktë të sëmundjes. Bakteret e izoluara më pas testohen për ndjeshmëri ndaj një game të gjerë agjentësh antimikrobikë (antibiotikë), që është një parakusht themelor për përshkrimin e terapisë adekuate për trajtimin e infeksionit.