fbpx
DEPARTAMENTET

Laboratori diagnostikuese

 

Departamenti i laboratorëve diagnostikues ofron një spektër të plotë të shërbimeve laboratorike 24 orë në 7 ditët e javës. Është i pajisur me sistem të automatizuar transportues me vakum për transport të shpejtë të materialeve dhe rezultateve në të gjitha repartet e spitalit.Profesionlizmi i lartë, sigurimi i rezultateve të sakta dhe zbatimi I protokolleve moderne në funksionimin e laboratorive diagnostikuese ka rezultuar në mbajtjen e akreditimit sipas standardit MKC EN ISO 15189:2013.

Rekomandime për pacientët

Laboratori biokimik

Reparti për biokimi klinike në “Acibadem Sistina” ofron spektër të gjerë të shërbimeve rutinore dhe të specializuara laboratorike për ekzaminimin e gjakut, urinës dhe lëngjeve tjera trupore. Në këtë Repart bëhen analiza hematologjike me flouciometër fluoroscente, si dhe analiza e hormoneve, enzimave, produkte degrative, elektrolite, proteinë specifik, markerë për procese inflamative, faktorë të hemostazës, tumor markerë, markerë për hepatit A, B dhe C, HIV, toksoplazmoza, citomegalovirus, rubela, herpes virusi, analiza me gaz, urina, sedimenti i urinës, përcjellja e terapisë me ilaçe dhe tjera.

Reparti në mënyrë të shpejt dhe efikase i bën të gjitha analizat, rezultatet e të cilave me ndihmën e programit laboratorik dhe spitalor të sofistikuar (softuer) dorëzohen deri te sallat e operacionit dhe njësia për kujdes intensiv, si dhe deri te të gjitha ambulancat. Njëkohësisht, Reparti është përgjegjës edhe për vëzhgimin e programit të tërësishëm për hulumtime në spital.

Të gjitha metodat e analizave janë definuar nga Federata ndërkombëtare për kimi klinike (IFCC), të verifikuara nga Komiteti nacional për standardizim të laboratorëve klinike (CLIA), të harmonizuara sipas kritereve të pranuara në Organizatën Shëndetësore Botërore WHO dhe të miratuara nga Asociacioni për aplikimin e ushqimit dhe ilaçeve FDA. Laboratori biokimik është nën kontrollin e vazhdueshëm të jashtëm botëror.

Laboratori imunohematologjik (transfuziologjik)

Në laboratorin imunohematologjik përpunohen analizat që vijojnë: caktimi i grupit të gjakut, detektimi i antitrupave anti eritrocite, isoagglutinin të ftohta, test direkt antiglobulin (DAT – Coombs test), test indirekt antiglobulin (IAT – Coombs test). Për pacientët të cilët mjekohen në spital dhe kanë nevojë nga terapia zëvendësuese me komponentë gjaku sigurohen sasi të nevojshme eritrocitesh, plazmë të freskët të ngrirë, trombocite dhe krioprecipitat. Prova për kompatibilitet – inter reaksioni mes gjakut të dhuruar dhe pacientit përpunohen veçmas për çdo pacient, i cili duhet tl pranojë transfuzion. Në laborator përgatitet plazma autologe e pasur me trombocite për pacientët te të cilët është ndikuar nga ortopedi, traumatologu ose dermatologu. Preparati përdoret për shërimin e shpejtë të indeve të lënduara ose korrigjim estetik.

 

 

Ambulanca transfuziologjike

Doktor transfuziolog specialist kryen kontrolle ambulatore tek pacientët me ndryshime të venave dhe artereve në pjesën e gjymtyrëve, pacientët me gjakderdhje ose trombozë dhe përcaktonh terapitë për pacientët nën terapinë antikoaguluese – terapi sipas skemës / modelit. Nëse është e nevojshme, bëhen edhe konsultime në fushën e transfuziologjisë klinike për departamentet e spitalit (mendime në lidhje me hemostazën e pacientëve, si dhe këshilla për trajtimin e mëtejshëm).

Laboratori për mikrobiologji dhe parazitologji

Detyrë e laboratorit për mikrobiologji dhe parazitologji është t’i saktësojë agjentet etiologjike të cilat i shkaktojnë infeksionet. Këto mund të jenë: bakteret, viruset, kërpudhat ose parazitët.

Njohja e saktë e shkaktuesit të infektimit është e rëndësishme për diagnozën e drejtë të sëmundjes. Bakteret e izoluara pastaj ekzaminohen për ndjeshmërinë drejt paletës së gjerë së mjeteve anti mikrobe (antibiotikë), që është parakusht themelor për dhënien e terapisë adekuate për mjekimin e infektimit.

Laboratori për mikrobiologji dhe parazitologji përveç kujdesit për shëndetin e pacientëve në ambulancë dhe të hospitalizuar, drejtpërdrejt merr pjesë edhe në vëzhgimin dhe parandalimin e infektimeve intrahospitale, si dhe në parandalimin e problemit sa më aktual global të paraqitjes së rezistencës ndaj antibiotikëve.

Laboratoria e gjenetikës dhe diagnostikimit molekular

Në laboratoninë gjenetike dhe diagnostikimin molekular kryhet kariotipizimi prenatal dhe postnatal, zbulimi i anomalive kromozomale me ndihmën e biopsisë korion, amniocinteza, placentocenteza dhe kordocenteza.

Laboratori citologjik

Në laboratorin citologjik, kryhen teste të qafës së mitrës me teknikën konvencionale të Papillikulës, biopsi aspiruese në shkallë të vogël, si dhe analizat citologjike të lëngjeve të trupit me metodën konvencionale dhe teknikën citospin.

Laboratori histologjik

Laboratori histologjik në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ofron mundësi për ngjyrosje rutinore hematoksiline dhe eozine, ngjyrosje diferenciale, si dhe ngjyrosje imunohistokimike. Me paletën e gjerë të anti-trupave monoklonal. Analiza imunohistokimike kryhet automatikisht në aparatin AST Link 48 dhe PT Link (DAKO, Denmark). Laboratori siguron ekzaminime gjenetike dhe molekulare. Ekzaminimet evoluojnë me kontroll të brendshëm dhe të jashtëm (NORDICQ-Denmark). Arkivimi i materialit histologjik prej 20 viteve nga momenti i trajtimit. Laboratori histologjik siguron shërbim konsultues për pacientët të cilët kërkojnë mendim të dytë.

Reparti për patologji klinike në “Acibadem Sistina” është lider në rajon në vendosjen e metodave më të reja për hulumtim. Reparti për patologji klinike është në kontakt të vazhdueshëm me punën e reparteve tjera në spital, me çka ofron qasje shumë disiplinore në dhënien e diagnozës.

 

 

Diagnostikimi molekular

Departamenti i diagnostikimit molekular në spitalin klinik “Acibadem Sistina” përpunon analizat molekulare PCR të realizuara nëpërmjet standardit të artë të dëshmuar CEPHEID GeneXpert Dx sistem i cili automatizon dhe integron përgatitjen e mostrës, zgjerimin e acideve nukleike, dhe zbulimin e sekuencës së synuar në mostër ose në kompleksin e mostrave, duke përdorur në kohë reale reaksionin zinxhir polimeraza (PCR).

Analizat molekulare

Departamenti për diagnostikimin molekular për pacientët tanë dhe për shëndetin e tyre, mundëson analizimin më të shpejtë dhe më të saktë, verifikimin e pranisë ose mungesës të disa shkaqeve të caktuara të sëmundjeve (sëmundje seksualisht të transmetueshme, infeksione bakteriale ose virale) të realizuara sipas metodës së standardizuar dhe pranuar univerzalisht PCR.

 

  • Xpert MTB/Rif real-time PCR
  • Analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së Mycobacterium tuberculosis dhe rezistencën ndaj rifampinës.
  • Xpert ® CT/NG
  • real-time PCR тест за Chlamydia trachomatis dhe Neisseria gonorrhoeae
  • Xpert ® HPV real-time PCR
  • Analiza molekulare e HPV (Human papillomavirus)
  • Xpert HCV VL
  • real-time PCR test për vërtetimin e pranisë së hepatitit C
  • Xpert HIV VL
  • real-time PCR test për vërtetimin e pranisë së virusit HIV