fbpx
DEPARTAMENTET

Kujdesi intensiv i kardiokirurgjisë dhe anestezioni

 

Koncepti i punës në njësinë e kujdesit intenziv kardiokirurgjik, është prania e ekipit konstant të kirurgëve dhe kardio-anesteziologëve të cilët janë përgjegjës për kujdesin e pacientëve , nga fillimi i trajtimit deri nëmomentin e largimit të tyre nga spitali, si dhe ndjekjen e e tyre të mëtejshme.

Njësia e kujdesit intenziv kardiokirurgjik  disponon 11 vende intensive dhe 6 vende gjysëmintenzive, pajisjet më bashkëkohore për reanimimin dhe trajtimin intenziv.

Nëpërmjet protokolleve më moderne të trajtimit dhe monitorimit, pacientët e sëmurë rëndë marrin trajtim dhe kujdes të lartë profesional, si në periudhën e hershme postoperative ashtu edhe për sëmundjet kronike.

Ekipi ynë, i cili është i përbërë nga ekspertë të lartë në fushën e trajtimit intensiv, siguron për pacientët kujdes shëndetësor në përputhje me standardet dhe protokollet botërore. Qëllimi ynë është për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të pacientëve dhe për një periudhë sa më të shkurtër kohore të transferohen në departamentin stacionar.