Kujdesi intensiv i kardiokirurgjisë pediatrike

Departamenti i kujdesit intensiv dhe terapisë disponon me 7 shtretër spitalor të kujdesit intensiv dhe 7 vende pediatrike-kardiokirurgjikale. Çdo njësi është e pajisur me monitorë invazive për monitorimin e parametrave vitale të lidhura me monitorimin e sofistikuar qendror që mund të monitorohet nga disa vende në departamentin.
Çdo shtrat në kujdesin intensiv përmban një furnizim qendror të përshtatshëm të gazrave me mundësi për vendosjen e pacientit në respiratorë për ventilim mekanik të përshtatshëm për ventilim invaziv dhe joinvaziv. Çdo shtrat përmban një numër të mjaftueshëm të perfuzorëve më bashkëkohore, infuziomatë, lagështues, ngrohës, makina për ekotomografi, analizatorë të gazrave, aparate ACT, makina më bashkëkohore për dializë tek fëmijët, defibrilatorë, pejsmejker, elektrokardiografë.
REPARTI SPITALOR
Reparti spitalor është në lidhje të ngushtë me departamentin e kujdesit intensiv, me qëllim monitorimin e vazhdueshëm nga ana e ekipit profesional. Në të zbatohen diagnostikimi më bashkëkohor dhe trajtimet e bazuara në protokollet e praktikuara botërore në trajtimin e sëmundjeve të fëmijëve. Reparti përmban 2 dhoma spitalore (apartamente) të përshtatshme për qëndrim të fëmijëve me një person shoqërues.
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.