fbpx
DEPARTAMENTET

Kujdesi i përgjithshëm intensiv

 

Në njesinë e kujdesit intenziv punon një ekip specialistësh të një niveli të lartë përsa I përket anestezisë dhe reanimimit. Vendosja e organizimit, kontrolli I infeksioneve dhe sistemi I plotë I monitorimit dhe ndjekjes së këtyre pacientëve janë të organizuar për të siguruar kujdesin më të mirë për pacientët e sëmurë në gjendje kritike. Kjo njësi disponon 9 bokse të veçanta dhe një dhomë të posaçme për izolim në të cilën kryhet trajtimi dhe monitorimi i specializuar dhe i sofistikuar.

TRTAJTIM PROFESIONAL I NIVELIT TË LARTË

Sipas statistikave zyrtare, sistemi I organizimit në bokse të veçanta për çdo pacient mundëson reduktim të rrezikut të shfaqjes së infeksioneve ndërspitalore, të cilat janë kërcënimi më i madh për shëndetin në kushte kur shëndeti i përgjithshëm i pacientit është në gjendje kritike. Në kuadër të departamentit intenziv është hapur një dhomë e veçantë me system të presionit negative. Kjo dhomë është e dizajnuar për të izoluar pacientë të veçantë të infektuar të cilët përbëjnë rrezik për përhapjhen e infeksionit. Ajo disponon aparaturat e fundit për monitorimin e funksioneve vitale dhe mbështetjen e oksigjenit negative.

 

 

TRAJTIMI

Në kujdesin e përgjithshëm intensiv, trajtohen pacientë e sëmurë në gjendje kritike (të operuar dhe jo të operuar) të cilët kanë çrregullim të rëndë të funksioneve vitale dhe kanë nevojë për trajtim të veçantë. Këta pacientë janë nën kontrollin e vazhdueshëm të ekipit të anesteziologëve. Kjo njësi shumë e specializuar mundëson:

  • Mbështetje me oksigjen dhe terapi me oksigjen
  • Monitorim të tërësishëm invaziv dhe jo invaziv të pacientëve
  •  Mbështetje me ventilatorë me aparate më moderne me të gjitha opsionet për ventilim mekanik
  •  Mbështetje hemodinamike me stimulim inotropik
  •  Terapi respiratore dhe fizioterapi
  •  Mundësi për të ushqyerit parenteral dhe enteral
  •  Mundësi për drenazh torakal
  •  Mundësi për hemodializë, hemofiltrim dhe plazmoferezë