fbpx
DEPARTAMENTET

KIRURGJIA

Qendra për Kirurgji në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është strukturuar me qëllim që t’u ofrojë pacientëve shërbime ambulatore dhe spitalore, dhe një qendër emergjente që punon 24 orë në ditë. Çdo pacient merr një plan të plotë individual të trajtimit me një qasje multidisiplinore nga një ekip mjekësh që janë të specializuar në trajtimin e problemeve më komplekse.

Kur bëhet fjalë për kirurgji, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” posedon teknologjinë më të fundit për kryerjen e kirurgjisë minimalisht invazive, si dhe teknologjinë më të fundit endoskopike dhe laparoskopike 4K dhe 3D, që jep rezultatet më efektive dhe më të sigurta. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me aparaturë  të digjitalizuar në salla të pajisura tërësisht për kirurgji. Falë ekipit të lartë dhe me përvojë të mjekëve të specialiteteve të ndryshme, “Acibadem Sistina” u bë pionier në rajon në kryerjen e shumë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Me një qasje multidisiplinare, teknologji më bashkëkohore, shkalla më e lartë e suksesit në kryerjen e intervenimeve ne jemi sinonim për besim tek pacientët.

Të gjitha këto elemente bëjnë një tërësi që pacientëve u mundëson një kujdes të plotë dhe të përsosur. Pa dallim të gjendjes në të cilën gjendeni ose trajtimit që ju nevojitet,  Qendra për kirurgji ju ofron shërbim që në fund me siguri do t’i tregojë rezultatet më të mira.

KIRURGJIA PEDIATRIKE

KIRUGJIA DIGJESTIVE   

KIRURGJIA ESTETIKE, PLASTIKE DHE REKONSTURKTIVE

NEUROKIRUGJIA

ORTOPEDIA DHE TRAUMOTOLOGJIA

ORL

UROLOGJIA