fbpx
DEPARTAMENTET

Kirurgji torakale dhe vaskulare

 

Kirurgjia torakale dhe vaskulare udhëheqet nga kirurgu më me përvojë i kësaj fushë në vendin tonë doktor Mitko Karaxhozov. Në këtë department kryhen më shumë se 1000 intervenime kirurgjikale në vit dhe është lider përsa i përket numrit të intervenimeve të sukseshme të gjirit. Intervenimet vaskulare janë pa pagesë për pacientët e siguruar nga fondi (FSSHM)

 

QASJA MULTIDISIPLINARE

Ekipi i lartë i kirurgëve me përvojë, mbështetur nga departamenti i radiologjisë diagnostikuese, patohistologjisë, mjekësisë nukleare, si dhe kolegët e degëve të ndryshme të departamentit të brenshëm, mundëson zbatimin e të gjitha procedurave të nevojshme diagnostikuese lidhur me pacientin dhe ti ofrohet trajtim me një vizitë të vetme në institucionin tonë. Departamenti disponon standarde dhe teknologji të lartë në zbatimin e protokollit terapeutik dhe diagnostikimin për secilin pacient.

Kirurgjia torakale

Kirurgjia torakale është ajo fushë e mjekësisë e cila merret me sëmundjet kirurgjike të kraharirit, siç janë: mushkëritë, diafragma, gurmazi, strukturat e tumorit në murin e gjoksit dhe mediastinumit (mesi i gjoksit), si dhe të gjitha deformimet e lindura në murin e gjoksit. Kjo është një pjesë shume e njeshme dhe e rëndësishme në trupin e njeriut. Përveç përvojës së kirurgëve, një pjesë tjetër tepër e rëndësishme është puna në grup dhe përdorimi i aparaturave mjekësore më bashkëkohore, për zvogëlimin e rrezikut të këtyre ndërhyrjeve dhe rritjen e nivelit të suksesit. Karcinoma e mushkërive është sot një nga sëmundjet malinje më të zakonshme me të cilën përballemi në praktikën e përditshme. Personeli i spitalit klinik ‘Acibadem Sitina’ mundëson qasje multidisiplinare në këshillin e mjekëve në shumë fusha. Përveç kirurgëve, këtu përfshihen edhe specialistë në fushën e anesteziologjisë, radiologjisë, pulmologjisë, patologjisë, onkologjisë, radioterapisë dhe mjeksisë nukleare. Kjo strukturë na mundëson ekzekutimin e një shkalle të lartë të ndërhyrjeve më të komlikuara në këtë fushë.

 

 

Kirurgjia vaskulare

Kirurgjia vaskulare trajton sëmundjet kirurgjikale të enëve të gjakut, arteriet dhe venat. Duke patur parasyshë se ateroskleroza është gjithmonë sëmundje e përgjithësuar,trajtimi i këtyre pacientëve kryhet në grup, në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e departamentit të kardiologjisë, radiologjisë, anesteziologjisë, transfuziologjisë …. Trajtimi terapeutik fillon nga terapia medikamentoze, nëpërmjet disa procedurave minimale të katetrës invazive deri në procedurat e rindërtimit kirurgjikal Kirurgjia e enëve të gjakut është ndoshta një nga segmentet më të ndjeshme të kirurgjisë në përgjithësi. Për shkak të këtij fakti, ky departament drejtohet nga në prej kirurgëve më me përvojë në vendin tonë, përsa i përket kësaj fushe.

Kirurgjia e gjirit

Në ‘Acibadem Sistina’ vëmendje e veçantë i është përkushtuar kujdesit të sëmundjeve të gjirit.Në Qendrën për gjirin, këshilli më i lartë i ekspertëve në fushën e diagnostikimit radiologjik, tumorit dhe kirurgjisë rindërtuese, diagnostikimit histopatologjik dhe onkologjia kujdesen për diagnostikimin e plotë dhe rindërtimin kirurgjik dhe trajtimin onkologjik të të gjitha llojeve të tumorit në gji. Gjithashtu, në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ përmes organizatave joqeveritare është zhvilluar programi i edukimit të grave në lidhje me vetëkontrollin dhe parandalimin e karcinomit në gji.

Kirurgjia e gjëndrës tiroide

Në bashkëpunim me departamentin e mjekësisë nukleare, në departamentin e kirurgjisë torako-vaskulare trajtohen të gjitha sëmundjet kirurgjike të gjëndrës tiroide. Këto ndërhyrje kirurgjikale, bashkë me qasjen klasike kirurgjike, kryhen me videoasistim dhe menë mënyrën minimale invazive e cila është veçanërisht e rëndësishme pasi ajo shkurtën periudhën e rehabilitimit, më pak dhimbje postoperative dhe rezultat më të mirë estetik.