fbpx
DEPARTAMENTET

Kardiologjia

 

Ekipi i kardiologjisë në “Acibadem Sistina” përbëhet nga kardiologë interventë, kardiologë jo invaziv dhe elektrofiziologë, që mundësojnë trajtim të përgjithshëm të të gjitha sëmundjeve të zemrës. Procedurat intervente kryhen me materiale të cilësisë së lartë dhe stent nga prodhuesit më të njohur në botë. Në Acibadem Sistina, çdo pacient merr trajtim individual që përfshin rekomandime të ekspertëve për reduktimin e faktorëve të rrezikut si një mënyrë efektive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

KARDIOLOGJIA JO INVAZIVE

  • kontrolle parandaluese kardiologjike
  •  stres testi koronar
  •  monitorim 24 orë i ritmit të zemrës
  •  24 – часовно мониторирање на крвниот притисок (мултидисциплинарен пристап)
  •  monitorim 24 orë i presionit të gjakut (qasje shumë disiplinore)
  •  konsultim neurologjik për presionin e rritur të gjakut dhe vëzhgim 24 orë i presionit të gjakut (holter)
  •  kontroll teknik i pejsmejkerëve dhe defibrilatorëve
  •  dopler dhe dupleks sken i enëve periferike të gjakut
  •  ultrasonografi e artereve karotide
  •  ehokardiografi bazike dhe e avancuar
  •  ekokardiohgrafi transtorakale
  •  ekokardiografi transezofageale
  •  ekokardiografi 4 D
  •  ekokardiografi kontraste me ultratingull
  •  stres ekokatrdiografi (stimulim dobutamin)

 

 

KARDIOLOGJIA INVAZIVE

Në dispozicion prej 24 orëve është kuadër profesional për pranimin dhe trajtimin e patologjisë kronike dhe akute. Procedurat realizohen me materiale dhe stente me kualitet të lartë nga prodhuesit më të njohur në botë.

  •  dy laboratorë digjital për angiografi
  •  procedura diagnostifikuese të enëve të gjakut
  •  procedura diagnostifikuese dhe intervenimi te sëmundjet e lindura dhe të fituara strukturore të zemrës
  •  angiografi dhe implantimi i stentit të enëve koronare të gjakut
  •  stentimi i artereve karotide
  •  procedura diagnostifikuese dhe terapeutike të qarkullimit periferik

ARITMOLOGJIA

Ekipi ynë me përvojë shumë vjeçare ju ofron diagnozë dhe trajtim më modern të çrregullimit të ritmit të zemrës. Vetëm te ne keni mundësi për realizimin e: ekzaminimeve elektrofiziologjike, ablacion te aritmitë e zemrës, vendosja e pejsmejkerëve, resinkronizimi i zemrës, vendosja e kardioverterëve implantibil dhe defibrilatorëve dhe aparate më moderne, nga prodhuesit më të njohur në botë. Qasja ekipore në diagnozën dhe terapinë te secili pacient garanton efikasitet dhe kualitet të lartë.