fbpx
DEPARTAMENTET

Kardiokirurgjia

Departamenti i Kardiokirurgjisë është i ndërtuar sipas standardeve më bashkëkohore botërore. Në punën e tij ofron qasje profesionale në kujdesin e pacientëve, me kujdes të lartë shëndetësore, me qëllim për t’iu përgjigjur nevojave specifike të të gjitha kategorive të pacientëve. Ky departament është i përbërë nga një ekip kirurgësh ndërkombëtar me përvojë shumëvjeçare në krye me profesorin eminent Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq. Intervenimet në Departamentin e kardiokirurgjisë janë pa pagesë për pacientët e siguruar nga fondi (FSSH).

RRETH NESH

Reparti për kardiokirurgji “Sv. Ilija” është ndërtuar sipas standardeve më moderne botërore, ofron një game të plotë të intervenimeve kardiokirurgjike. Në këtë department punon një ekip profesional kirurgësh, anesteziologësh, kardioperfuzionistësh, infermieresh, fizioterapistësh dhe ndihmës mjekësh. Departamenti përbëhet nga kujdesi intenziv, pjesa e hospitalizimit dhe ajo ambulatore. Suksesi shumëvjeçar i punës i detyrohet investimeve të vazhdueshme në edukimin dhe përkryerjen e ekipit. Ekipi me të cilin Prof. Dr. Salis Taxher ka punuar në Izrael, punon çdo ditë në këtë department.

Intervenime/procedura kirurgjike

Reparti për kardiokirurgji kryen një spektër të tërë të intervenimeve kardiokirurgjike, nga procedura rutinore deri te ato më komplekset në zemër të hapur. Ekipi është i trajnuar t’i kryejë intervenimet më komplekse dhe më të vështira, me çka shkalla e vdekshmërisë është në nivel botëror. Suksesi dhe statistikat në kryerjen e të njëjtave janë rezultat i qasjes së unifikuar, punës ekipore, përkushtimit dhe pajisjes më moderne në rajon.

Intervenimet kardiologjike janë:

  • Bajpas koronar (CABG, MIDCAB,OPCAB)
  •  Zëvendësimi ose ndreqja e valvulës së aortës (David I,II)
  •  Zëvendësimi ose korrigjimi e valvulës mitrale, me operacion në zemër të hapur ose me qasje minimalisht invazive
  •  Zëvendësimi ose ndreqja e valvulës trikuspide
  •  Trajtimi i diseksionit aortal dhe anevrizma

Kardiokirurgjia minimalisht invazive

Një nga sukseset kyçe të Repartit për kardiokirurgji në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” është vendosja e kardiokirurgjisë invazive minimale. Në dhjetor të vitit 2011, për herë të parë në rajon u realizua operacioni i zemrës me qasje invazive minimale. Bëhet fjalë për procedurë e cila realizohet përmes një hapje të vogël në kraharor prej vetëm 5 cm me qasje endoskopike, përmes cilit në trupin e pacientit futen instrumente speciale dhe video kamerë. Ky intervenim në mënyrë t dukshme kontribuoi në zvogëlimin e traumës në krahasim me operacionet klasike në zemër të hapur, te të cilët hapet kraharori. Operacioni invaziv minimal i zemrës, tashmë gjendet në listën e procedurave rutinore standarde. Të gjithë pacientët të cilët janë operuar me intervenim minimal invaziv, pas vetëm 5 ditëve qëndrimit në spital, u kthehen aktiviteteve të tyre të përditshme pa kurrfarë komplikimesh.

Qasja individuale në mjekim

Standardi ynë në punë është qasja individuale. Ai fillon me takimin e parë me pacientin, ku vendoset për procedurën më adekuate kirurgjike, vazhdon përmes kujdesit kulmor kirurgjik, ndërsa përfundon me planifikimin dhe zbatimin e programit adekuat për rehabilitim. Qëllimi ynë është edukimi i pacientit. Besojmë se pacienti, i cili e kupton sëmundjen e tij dhe mundësitë për trajtim, ka rezultat më të mirë në mjekimin dhe proces më të shpejtë të rehabilitimit. Ajo që është karakteristike për punën e Repartit për kardiokirurgji është qasja e hapur interaktive e të ashtuquajturave “dyer të hapura” që i imponoi prof. dr. Salis Taxher. Të gjithë pacientëve u mundësohet, për çdo nevojë ose problem të tyrin, në çfarëdo kohe të këshillohen dhe të marrin mendim për gjendjen e tyre. Qasja e këtillë neve na mundëson kujdes profesional, rezultatet të suksesshme dhe pacientë të kënaqur.

Kujdesi intensiv

Kujdesi intensiv kardiokirurgjik disponon me 14 shtretër, njësia është e udhëhequr nga kardiokirurgë dhe anesteziologë. Disponon me aparaturë më bashkëkohore për reanimacion dhe trajtim intensiv, duke ofruar trajtim dhe kujdes për të gjithë pacientët e sëmurë rëndë, si për periudhën e hershme postoperative ashtu edhe për ata me sëmundje kronike. Ekipi i përbërë nga ekspertë të lartë në fushën e kujdesit intensiv, ofron kujdes shëndetësor sipas standardeve dhe protokolleve botërore me qëllim për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme e cila rezulton me qëndrim më të shkurtër në spital.