Gastroenterohepatologija

Departamenti është i udhëhequr nga një ekip eminent gastroenterohepatologësh me shumë vite përvojë në këtë fushë. Kolonoskopia, gastroduodenoskopia, ERCP kryhen me gjeneratën e re të teknologjisë endoskopike. Përveç ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve standarde ambulatore, ekipi është në dispozicion 24 orë për situata emergjente – ndalimin i gjakderdhjes, lidhja me fashë, sklerotizimi, mënjanimin e trupit të huaj, zgjerimin e balonave dhe stenozave.
DIAGNOZA DHE TRAJTIMI
Departamenti ofron qasje të plotë multidisiplinare nga gastroenterohepatologë, kirurgë dhe radiologë gjatë shqyrtimeve dhe problemeve më të komplikuara. Pacientëve iu mundësohet diagnoza e plotë dhe trajtime intervente të organeve të sistemit digjestiv (ezofag, stomak, kanalet biliare (tëmthi), pankreasi dhe peritoneumi). Të gjitha procedurat kryhen nga ekip i specializuar me përdorimin e metodave të avancuara ekzaminuese. Me ndihmën e teknologjisë më të fundit të endoskopisë realizohen operacione specifike si ERCP, si dhe gastroduodenoskopia dhe kolonoskopia. Operacionet urgjente, si për shembull, ndalja e gjakderdhjes, ligacioni vaskular, sklerotizimi, heqja e trupit të huaj, zgjerimi i balonave dhe stenozave, kryhen 24 orë në ditë.
SËMUNDJA E KROHNIT DHE KOLITI (PEZMATIMI I ZORRËVE)
Ky department trajton edhe sëmundjet e inflamacionit të barkut (koliti ulcerativ dhe sëmundja e Krohnit), të cilat paraqesin grup të sëmundjeve me frekuencë të rritur të paraqitjes gjatë viteve të fundit. Diagnoza dhe trajtimi i këtyre sëmundjeve realizohet me teknologjinë më të re nga ana e gastroenterohepatologëve dhe kirurgëve profesionistë në fushën konkrete.

Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.