Dietologjiа

Reparti për dietologji dhe nutricion pranë Spitalit të klinikës “Acibadem Sistina” ju mundëson vlerësim të plotë nutricioni dhe në bazë të njëjtës, përpunimi i planit individual për ushqim dhe dietë, si dhe këshilla edukative nga fusha e ushqimit të shëndetshëm. Ushqimi për pacientët e spitalit tonë është i balancuar me kujdes dhe i përgatitur sipas standardeve më të larta.
Pajisja e departamentit me pajisje dhe analiza diagnostikuese më të avancuara mundëson vlerësimin individual të ushqimit dhe programin individual të ushqimit për reduktimin e peshës ose për sëmundjet në të cilat dieta ka ndikim të madh në procesin e parandalimit dhe trajtimit. Bashkëpunimi i ekipit mjek-nutritionist, mjek-specialist, nutritionist është i njohur në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Në këtë mënyrë, shërbimet tona përfshijnë programet ushqimore dhe këshilla për:
- Kontrolli i peshës
- Lodhja dhe pesha tej mase trupore
- Shtatzënia dhe laktacioni
- Paradiabeti dhe diabeti
- Sëmundjet e zemrës
- Hipertensioni
- Kanceri
- Sëmundje gastro-intestinale
- Sëmundje të veshkave
- Osteoporoza, osteoartriti
- Operacione para dhe pas humbjes së peshës
- Çrregullime të shkaktuara nga ushqimi
Trajtimi i pacientëve me mbipeshë trupore
Mbipesha trupore është pranuar si sëmundje e shekullit 21. Prandaj ne dëshirojmë që t’u ndihmojmë pacientëve dhe klientëve të cilët luftojnë me këtë, duke e rritur vetëbesimin e tyre, duke u dhënë forcë që të jetojnë me shprehi të shëndetshme dhe ta pranojnë mënyrën e re të zgjedhjes, përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.
Plani i ushqimit për pacientët e hospitalizuar
Në të vërtetë Reparti për dietologji dhe nutricion është përfshirë në edukimin dhe këshilla te të gjithë pacientët e hospitalizuar, duke u ndihmuar në zgjedhjen e ushqimit adekuat për nevojat specifike, duke i kuptuar parametrat ushqyese, vëzhgimin e konsumimit të ushqimit/shtojcat, të dhënat e instruksioneve për ushqim dhe zbatimin e renditjes së shujtave. Shujtat në spitalin tonë janë balancuar me kujdes dhe janë përgatitur sipas standardeve më të larta.
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.