fbpx
DEPARTAMENTET

Check-up

Në “Acibadem Sistina” operon departamenti i parë i specializuar për kontrolle prevendive (check-up). Ky departament ofron program të specializuar me anë të të cilit paraqmetoda të reja në mjeksinë preventive (parandaluese) nëpërmjet testeve të sakta dhe shqyrtimeve me qëllim për të arritur diagnozën e hershme të sëmundjeve tek personat e shëndetshëm. Me ndihmën e Check up programit mund të marrim informacione të rëndësishme për gjendjen e shëndetin tone dhe të zbulojmë nëse kemi rrezik nga ndonjë sëmundje.

Programi i veçantë check-up dallon nga spitalet e tjera për shkak të shërbimeve specifike të cilat reflektohen në këtë department nëpërmjet:

  • Programeve korporative Check-up
  • Programeve individuale Check-up
  • Programeve check-up për fëmijë

Pse duhet të bëhet Check-up?

Në momentet kur ndjeheni mirë, me siguri, mendoni se nuk keni nevojë nga mjeku ose për teste dhe kontrolle të tjera. Por, rreziqet me të cilat ballafaqohemi janë gjithkund. Shprehitë jetësore, si dhe predispozitat familjare (anëtarë në familje të cilët kanë diabet, probleme të zemrës ose kancer) ndonjëherë mund të jenë faktor rreziku potencial me të cilin mund të ballafaqoheni. Për këtë shkak, check-up kontrolli luan rol të rëndësishëm në diagnozën e hershme të sëmundjeve. Përmes kontrollit do të merrni vesh për gjendjen tuaj momentale shëndetësore, por gjithashtu do të mbroheni nga sëmundjet më serioze.

Diagnoza e hershme

Kontrollet dhe testet e rregullta shëndetësore mund t’ju ndihmojnë që të diagnostifikohet sëmundja, në fazën e hershme kur nuk ka simptoma. Skriningu shëndetësor i cili aplikohet mbi njerëzit, i cili nuk ka kurrfarë problemesh shëndetësore, quhet check-up. Në repartin për Check-up pranë Spitalit të klinikls “Acibadem Sistina” mjekët specialistë i vlerësojnë karakteristikat individuale të pacientit, rrezikun, vlerësimin e sëmundjeve familjare dhe faktorët e ambientit. Varësisht nga ajo rekomandohen dhe aplikohen skrining programe adekuate të pacientëve.

 

Rezultatet nga skrining programet e realizuara analizohen nga ana e mjekut specialist dhe jepen rekomandime adekuate. Duke iu falënderuar diagnozës dhe trajtimit me kohë, personave u mundësohet jetë e gjatë dhe cilësore dhe mundësi për mjekim të përhershëm i sëmundjeve të diagnostifikuara në kohë. Me teknologjitë më moderne në duart e mjekëve që punojnë në klinikë dhe radiologëve (MRI, CT, PET/CT) bëhen kontrollat e duhura të gjithë trupit deri në detajet më të imta, me qëllim të zbulimit të sëmundjeve malinje dhe ndryshimeve tjera në organizëm. Gjatë gjithë kohës së check-up pacienti është shoqëruar nga ana e të punësuarit në spital. Derisa i pritni rezultatet, pacientët mund të zbaviten në një ambient të këndshëm të pajisur me televizor dhe me qasje në internet, duke lexuar revistë ose gazetë.

Programet korporative  check-up

Përmes check-up programeve korporative realizohen pako kontrolla shëndetësore për menaxher si dhe për kandidatët e porsa punësuar.

Programet individuale check-up

Check up për menaxher

Check-up për fëmijë