fbpx
DEPARTAMENTET

Anestezioni

Koncepti bazë i departamentit të anestezisë është profesionalizmi dhe përshtatshmëria, bazuar në mjeksinë moderne, ekipin mjekësor të nivelit më të lartë, teknologjinë dhe pajisjet më të fundit. Monitorimi dhe procedurat anesteziologjike në të gjithë spitalin kryhen sipas rekomandimeve dhe standardeve të ASA dhe ESA me anë të të cilave mundësohet kontrolli i dhimbjes.

Shërbimet e departamenti

  • Vlerësim anesteziologjik para operativ
  •  Administrimi i anestezionit në shërbim të të gjitha sub-specializimeve
  •  Anestezion regjional dhe lokal
  •  Analgjezi dhe anestezion akusherik
  •  Dhimbje para operative
  •  Trajtimi i dhimbjes akute dhe kronike
  •  Kujdesi për të sëmurët kritik

Veprimtaria anestezioogjike

  1. Veprimtaria konsultative

Para kontrollit anesteziologjik për çdo pacient të cilit i paraprin intervenim invaziv diagnostifikues ose terapeutik, për të cilin nevojitet anestezion ose procedurë operative. Qëllimi është të bëhet vlerësimi i gjendjes, shkalla e rrezikut për pacientin dhe nevoja nga përgatitja para operative.

  1. Veprimtaria anesteziologjike

Anestezion në ambulancë – Anestezion afatshkurtër (të potencuar ose të tërësishëm) që përdoren për kolonoskopi, gastroskopi, cistoskopi, incizime të MRFO dhe CT skeneri, procedura angiografike dhe procedura në repartin për fertilizim in vitro.

Anestezion për kirurgji njëditore – Anestezion i përgjithshëm ose lokal për intervenime operative në Repartin e spitalit ditor, që mundëson pacientët të pranohen, operohen dhe lëshohen brenda 24 orëve.

Anestezion në bllokun operativ – Të gjitha llojet e anestezionit të përgjithshëm, regjional ose të kombinuar përdoren për operacione të planifikuara ose urgjente, të cilat realizohen në të gjitha repartet kirurgjike dhe gjinekologjike. Gjatë kësaj përdoren anestetikë më të ri dhe më të sigurt intravenoz dhe inhalues, si dhe gjenerata e fundit e anestetikëve lokal për anestezion regjional. Me këtë sigurohet zgjimi i shpejtë dhe i këndshëm pas intervenimit të kryer dhe zvogëlimi në minimum i efekteve të padëshiruara pas anestezionit.

 

3. Trajtimi i dhimbjes

Me punën tonë ekipore mundohemi në mënyrë të vazhdueshme që siguria dhe kënaqësia e pacientëve tanë të jenë në nivelin më të lartë dhe përpiqemi që të arrijmë qëllimin tonë – spital pa dhimbje.

  • Trajtimi i dhimbjes te pacientët e operuar dhe jo të operuar të stacionuar në spital (sistemor, NCCA, PCA ose rajonal).
  • Trajtimi i dhimbjes te pacientët që gjenden në ambulancë.
  • Analgjezia e shtatzënave në bllokun për lindje – te këto paciente përdoren të gjitha teknikat analgjezisë regjionale akusherike (spinale, epidurale dhe e kombinuar epi-spinale), si dhe teknika e ashtuquajtur walking epidural, që nuk e kufizon shtatzënën në lëvizje.

4. Trajtimi i pacientëve të operuar në Njësinë për mbikëqyrje pas operative (PACU)

  • si dhe në Njësinë për mjekim intensiv (ICU).
  •  Mbështetja me oksigjen dhe terapia me oksigjen
  •  Monitorim i tërësishëm invaziv dhe jo invaziv i pacientëve
  •  Mbështetje me ventilator me aparate më moderne me të gjitha opcionet për ventilim mekanik
  •  Mbështetje hemodinamike me stimulim inotropik
  •  Respiratore dhe fizioterapi
  •  Mundësi për ushqim parenteral dhe enteral
  •  Mundësi për drenazh torakale
  •  Mundësi për hemodializë, hemofiltrim dhe plazmoferezë