Neurologjia

Fale mjeteve më bashkëkohore diagnostikuese dhe përvojës së ekipit këtu në “Acibadem Sistina” trajtohen të gjitha sëmundjet neurologjike. Në vendin tonë vetëm në Departamentin e Neurologjisë që nga viti 2006 për një numër të madh intervenimesh bëhet monitorim intraoperativ me qëllim për të ulur rreziku nga komplikimet e padëshiruara dhe lëndime të indit nervor gjatë operacionit.
DIAGNOZA DHE TRAJTIMI
Në këtë department aplikohen të gjitha mjetet më të avancuara diagnostikuese (EEG – elektroencefalografi, EMG – elektromiografi, potencialet e evokuara EP, tomografia kompjuterike dhe arteriografia, si dhe aparati më bashkëkohorë i rezonancës magnetike 3 Tesla).
Këto diagnoza përdoren për:
- Dhimbjet e kokës
- Epilepsitë
- Sëmundjet cerebrovaskulare
- Marrje mendsh
- Sëmundje degjenerative (parkinsonizëm)
- Lumbago dhe reumatizmi
- Spondiloza
- Lëndime të nervave nga shkaqe të ndryshme dhe ndjekja e gjendjes së kthimit të nervave të lënduara
- Inflamacioni i nervave periferike
- Sëmundje të lindura të muskujve (miopatia)
- Воспалителни болести на мускулите (mioziti)
- Sëmundje e sinapsës neuro-muskulore (Myasthenia gravis)
NEUROMONITORIMI
Që nga viti 2016 ekipi neurologjik ka udhëhequr neuromonitorimin intraoperativ në një numër të madh operacionesh në mënyrë për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve të padëshiruara dhe dëmtimin e indeve nervore gjatë operacionit.
TROMBOLIZA
Sulmi në tru paraqet humbje të papritur të funksionit të një pjese të caktuar të trurit për shkak të qarkullimit të çrregulluar. Nëse truri lihet 5 minuta pa gjak vjen deri te dëmtimi i pakthyeshëm dhe vdekja e qelizave të trurit. Tromboliza paraqet terapi më moderne për trajtimin e sulmit në tru. Aplikohet në venë me çka trombi shkatërrohet, e me këtë pengohen pasojat nga sulmi në tru. Nëse pacienti vjen 3 deri 6 orë nga fillimi i sulmit me ndihmën e terapisë që e shkrin trombin, mundëson kthimin e shpejt të qarkullimit në pjesën e ngushtuar të arteries. Me këtë pengohet dëmtimi i madh dhe i përhershëm i trurit. Me aplikimin e trombolizës invaliditeti te pacientët e këtillë zvogëlohet në minimum, pasiqë vetë simptomat e sulmit në tru tërhiqen.
QASJA MULTIDISIPLINARE
Për rezultatin e suksesshëm të punës tone flasin të dhënat statistikore, por para së gjithash kënaqësia e pacientëve tanë. Suksesi më i madh i departametit të neurologjisë është qasja multidisiplinare e cila mundëson diagnozë dhe trajtim të shpejtë të pacientëve me infarct apo sulm në tru, si dhe diagnose dhe trajtim të të gjitha sëmundjeve neurologjike tek fëmijët dhe të rriturit.
Сѐ уште го немате пронајдено тоа што го барате?
Имате прашање? Слободно контактирајте нѐ.